29.4 C
Prizren
E martë, 17 Qershor, 2025

Kadri Veseli shkarkon të gjithë drejtorët e Ramadan Mujës ?

Epoka e kryetarit të ri të PDK – së filloi. Pritet shkarkimi i të gjithë drejtorëve në komunën e Prizrenit. Irritimi i kryetarit Veseli me punën e drejtorëve u vulos veçmas pas vdekjes së vajzës, nga rrëzmi i një shtëpie të vjetër, për të cilën u fajësua komuna. Drejtuesit e komunës nuk kishin marrë asnjë masë megjithë paralajmrimet.

Kryetari i ri i PDK-së dhe Kryeparlamentari Veseli, nuk ka pritur shumë, për të treguar se epoka e qeverisjes së tij në këtë parti filloi. Dhe nga kjo epokë e re në partinë me të madhe në vend, do të ndëshkohen të gjithë ata që kanë performansë të keqe, apo kanë neglizhuar punën. Goditja për performansë të keqe ka filluar nga qyteti i Prizrenit, i cili njihet ndryshe si qyteti bastion i PDK-së apo Jurusalemi i kësaj partie. Sipas burimeve të RTK-së , mësohet se të gjithë drejtorët e Prizrenit do të shkarkohën.

” Ka kohë që kryetari i ri i PDK-së Kadri Veseli ka shfaqur pakënaqësi me punën e të zgjedhurëve nga partia e tij. Kulmi i nervozës apo irritimi ti ishte kur vdiq vajza për shkak të rrëzimit të një shtëpie të vjetër, rrëzimi i së cilës ishte paralajmeruar kohë me parë nga ekspertë” , tha një zyrtar i lartë i PDK-së, i afërt me kryetarin e kësaj partie.

Pas Prizrenit, pritet të shkarkohen zyrtarë të kësaj partie në të gjitha qytetet ku kjo parti qeverisë , duke i dhënë një shtytje reformës së paralajmëruar nga kryetari i ri i PDK-së? Kadri Veseli.

Kryeparlamentari ka premetuar se do të qeverisë ndryshe nga deri më tani, duke u bërë shumë më kërkuesë për zyrtarët e kësaj partie në qender dhe në regjione.

Kryetari Veseli sot gjithashtu emëroi një grua për ministre, në kuadër të një qeverisje ndryshe nga ajo që është bërë deri më tani. Në bazë të iniciativës së Veselit pritet që numri i grave udhëheqëse në institucione të rritet deri në 40 përqind, nga 30 përqind sa është deri më tani.

Më Shumë

Shaqir Totaj sërish u nominua nga PDK-ja si kandidat për kryetar të Prizrenit

Shaqir Totaj do të jetë sërish kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor të...

Deputetët dështojnë edhe sot, as 31 tentime s’u mjaftojnë për konstituim të Parlamentit

Deputetët e betuar edhe sot dështuan ta konstituojnë përbërjen e re të Parlamentit. Ata u mblodhën edhe sot shkurt, por nuk gjetën zgjidhje, transmeton Klankosova.tv Seanca...

Lajmet e Fundit