Gjeraj mbetet te Liria e Prizrenit

Robert Gjeraj i ka dhënë fund dilemës. Ai, ka vendosur të vazhdojë të luaj për Lirinë e Prizrenit.

‘U arrit marrëveshja me Robertin’, ka thënë shkurt kryetari, Mirsad Çollaku.
Ndërkohë, Robert Gjeraj ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me Lirinë.

’U morëm vesh përsëri. Shpresoj se do të jap maksimumin për klubin’, ka thënë i entuziazmuar Gjeraj.

Ky lajm ka gëzuar edhe adhuruesit e klubit, ku Gjeaj gjatë stinorit të kaluar kishte dhënë maksimumin.

Gjeraj, sot do t’i bashkohet stërvitjeve me futbollistët tjerë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Zyrtare: Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të jetë futbollist i ri i Fenerbahçe. Lajmi është konfirmuar të enjten nga klubi i njohur turk, i cili...

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Lajmet e Fundit