Prizren: Dorëzon ‘kallashnikovin’ pasi shtiu për fejesë të djalit

Policia e Rajonit të Prizrenit njofton se sot rreth orës 11:10 minuta janë dëgjuar krisma armësh në fshatin Malësi e Re.

Për hetimin e rastit në drejtim të fshatit janë nisur njësitë relevante të Policisë, të cilat kanë arritur ta gjejnë autorin e krismave.

Në bisedë e sipër është bërë e ditur se i dyshuari në ato momente po festonte fejesën e djalit. Më pas, me mirësjellje i njëjti ia ka dorëzuar Policisë një armë të llojit ‘Kallashnikov’, shkruan PrizrenPress.

Në cilësi të provës materiale janë sekuestruar edhe tri gëzhoja, të cilat së bashku me armën luftarake do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të mëtejme.

Për të mos mbetur me kaq, Policia ka bastisur edhe shtëpinë e të dyshuarit por nuk është gjetur diç tjetër e kundërligjshme.

Ndërkohë, prokurori ka urdhëruar që i dyshuari të lihet i lirë ndërsa lënda do të procedohet sipas procedurës së rregullt.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren apelon te qytetarët që mos t’i përdorin armët e zjarrit gjatë dasmave dhe ahengjeve të ndryshme familjare. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

Lajmet e Fundit