3 C
Prizren
E shtunë, 17 Janar, 2026

Jepet fjala përfundimtare në gjykimin e Ragip Begajt

Në gjykimin për shpërdorim detyre të kryetarit të Malishevës është paraqitur sot fjala përfundimtare e palëve.

Prokurori i Prokurorisë Speciale Haki Gecaj kërkoi shpalljen fajtor dhe dënimin e Begajt që akuzohet se i shkaktoi dëm një punëtori të arsimit duke ia shkelur të drejtat nga marrëdhënia e punës.

“Pas administrimit të provave vërtetohet përtej çdo dyshimi se në veprimet e të akuzuarit manifestohen elementet e veprës penale për të cilën akuzohet,” tha Gecaj.

Prokurori më tutje tregoi se Begaj ia shkeli të drejtat drejtorit Shemsi Morina duke e pushuar atë nga puna.

“Me datë 05.08.2014 në bazë të aktvendimit të dëmtuarit Shemsi Morina i ndërpritet marrëdhënia e punës drejtor në Shkollën Fillore ‘Ganimete Tërbeshi’ dhe i pushojnë të gjitha të drejtat dhe obligimet duke shfuqizuar kontratën e punës,” sqaroi prokurori.

Ndërsa, mbrojtja e kundërshtoi në tërësi aktakuzën me arsyetimin se ajo është e pabazuar në prova dhe fakte.

“Aktakuza si e tillë nuk sqaron dhe nuk arsyeton veprimin inkriminues të të akuzuarit të mbështetur në prova, ndërsa provat që janë administruar nuk kanë vërtetuar në asnjë rast që i akuzuari si kryetar i komunës të ketë ndërmarrë ndonjë veprim inkriminues,” tha avokati Emrush Kastrati.

Avokati Kastrati e akuzoi për mospunë drejtorin Shemsi Morina, të dëmtuarin e këtij procesi gjyqësor.

“Po të thuhet gjithkund se është ndërprerë marrëdhënia e punës në mënyrë të kundërligjshme kur nuk është ndërpre por është transferu, pavarësisht që shkruan ndërprerje e marrëdhënies së punës ai s’ka desht të punoj thjesht, prandaj ne po e mbrojmë sot një person që s’ka desht të punojë,” tha Kastrati. Shtoj avokati mbrojtës Emrush Kastrati.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Ragip Begaj, gjatë muajve qershor – gusht të vitit 2014 në cilësinë e personit zyrtar ka shpërdoruar pozitën zyrtare dhe autorizimet e tij, duke hapur konkurs për pozitën e drejtorit të Shkollës “Ganimete Tërbeshi” në Astrazub, edhe pse drejtori i kësaj shkolle Shemsi Morina kishte kontratë deri më 1 tetor 2015. /Kallxo.com/

Më Shumë

Ylli fiton ndaj ‘Vreshtarëve’

Golden Eagle Ylli shënoi fitore të rëndësishme ndaj Rahoveci 029 me shifrat 94:80 (22:16, 31:16, 17:33, 24:15), në javën e 14-t të ProCredit Superligës,...

Kërkohet burgim i përjetshëm për të dënuarin për krime lufte në Prizren, nesër seanca e Apelit

Nesër  do të mbahet seanca ndaj Milos Pleskovicit, i dënuar për krime lufte në Kosovë, në shtator të 1999-tës. Seanca do të mbahet me fillim...

Lajmet e Fundit