3.6 C
Prizren
E shtunë, 17 Janar, 2026

Tryeza, shpresa për demarkacionin

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që më 3 gusht të organizohet një tryezë debati për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi. Kjo tryezë, edhe pse vjen pas një viti, vlerësohet si mundësi e mirë për ofrimin e fakteve dhe për gjetjen e një zgjidhjeje për këtë çështje

Kryesia e Kuvendit të Kosovës e ka miratuar kërkesën e deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi, për organizimin e një tryeze në të cilën do t’i ballafaqojnë faktet për demarkacion me Malin e Zi Komisioni, që e ka negociuar këtë marrëveshje, me ekspertë të fushave të cilët kanë të bëjnë me çështjen e kufirit. Kështu më 3 gusht, në sallën alternative të Kuvendit, do të organizohet kjo tryezë, e cila vlerësohet si mundësi e mirë për të gjetur një zgjidhje për çështjen e demarkacionit, megjithëse vlerësohet se kjo tryezë ka mundur të organizohet kohë më parë.

Gjithashtu vlerësohet e nevojshme që Qeveria t’ua dërgojë deputetëve materialet për Demarkacionin në mënyrë që të jenë të informuar mirë para se të mbahet kjo tryezë.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit kryetari i legjislativit, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se debati mes Kuvendit, Qeverisë, Komisionit për Demarkacion dhe ekspertëve do të mbahet më 3 gusht, në sallën alternative në Kuvend../zeri/

Më Shumë

Vërshime të mëdha në Suharekë, bllokohen disa rrugë

Me reshjet që kanë nisur që mbrëmjen e së premtes, disa zona në Suharekë janë përfshirë sërish nga vërshimet, duke vështirësuar qarkullimin rrugor. Kryetari i...

10 mijë euro dëme, banori nga Malisheva ankohet se komuna nuk i vizitoi

10 mijë euro dëme po llogarit që ka njëri nga banorët në fshatin Carallukë, të Malishevës. E nga komuna thotë se nuk i kanë...

Lajmet e Fundit