Do të dëshmohet se demarkacioni është i gabuar

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vlerësuar se tryeza për demarkacion do të dëshmojë se versioni i shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi është i gabuar.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se ekspertët e pavarur do të hedhin dritë në këtë proces dhe do ta vërtetojnë se demarkacioni është i gabuar dhe duhet të rrëzohet. Sipas Haradinajt, me votimin kundër demarkacionit Kosovës do t’i hiqet një pengesë si në proceset e brendshme, po ashtu edhe në ato të jashtme.

Ai ka thënë se fillimisht demarkacioni duhet ta marrë epilogun në Kuvendin e Kosovës pastaj, nëse nuk gjendet një zgjidhje miqësore dhe nëpërmjet dialogut me Malin e Zi, sipas Haradinajt, kjo çështje mund të përfundojë në arbitrazh. /Epoka e re

Më Shumë

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Lajmet e Fundit