Hasani akuzon Shalën për Ligjin e Kinematografisë

Gjatë seancës që po mbahet në Kuvendin e Kosovës, Ministri i Kulturës Kujtim Shala kërkoi që Projektligji për Kinematografi të tërhiqet, pasiqë ky Projektligj nuk i përfaqëson interesat e producentëve të Kosovës.

I menjehershëm ka qenë reagimi i kryetarit të komisonit Nait Hasani, i cili ka thënë se Shala po kërkon të tërhiqet projektligji edhe pse vetë e ka pohur se çkado që miraton komisioni është në rregull.

Më tej Hasani ka vazhuar ta akuzojë Shalën për korrupsion në QKK duke thënë se Ministri po gabon dhe po dorëzohet para njerëzve të papërgjegjshëm.

Pas këtij debati të shkurtë është miratuar tërheqja e Projektligjit për Kinematografi përkatësisht pika e 12 e rëndit të ditës.

Më Shumë

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Nuk arriti të bëhet deputete, Fahrije Hoti: Kur kombi kërkon, aty do të jem gjithmonë

Kandidatja e LDK-së për deputete, Fahrije Hoti, ka reaguar pasi nuk arriti të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7...

Lajmet e Fundit