-3.2 C
Prizren
E martë, 13 Janar, 2026

Reali këmbëngul për Alaban

Reali i Madridit kërkon me çdo kusht David Alaban. Drejtuesit e Los Blancos janë të gati të shpenzojnë 65 milionë Euro për kartonin e futbollistit austriak. Përgjigjja e kampionëve të Gjermanisë ka qenë negative. Te Bayerni janë gati të negociojnë me Realin për 24-vjecarin, por me kushte të tjera.

Alaba vlerësohet rreth 80 milionë Euro dhe nëse spanjollët preferojnë të përfshijnë në bisedime një tjetër futbollist dhe ky duhet të jetë portugezi Pepe ose Varane. Një kusht ndoshta ky i papranueshëm për Zinedine Zidane, për të cilin veterani 33-vjecar dhe talenti francez janë shtylla e mbrojtjes.

Ancelotti i njeh mirë të dy këta lojtarë të cilët i ka stërvitur kur drejtonte Realin, por Zidane nuk ka ndërmend të privohet nga asnjëri prej tyre.

Trajneri francez gjithsesi do të tentojë të gjitha mënyrat për të marrë shërbimer e Alabas, pasi lojtari i përfaqësues austriake ka profilin e lojtarit që i nevojitet për fazën mbrojtëse. Ai është një lojtar polivalent, mund të luajë në qendër dhe në krah të mbrojtjes, si dhe në mesfushë.

Në Madrid besojnë se dëshira e vetë lojtarit për t’u tranferuar në Spanjë, do ta detyrojë Bayernin ta pranojë ofertën e Realit. Operacioni duket i vështirë për t’u përmbyllur me sukses, por sikurse është shprehur Zidane në konferencën e fundit për shtyp deri më 31 gusht mund të ndodhë gjithcka.

Më Shumë

Agim Ademi merr pjesë në ceremoninë “Laureatët 2025” në Prizren

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka marrë pjesë sot në ceremoninë “Laureatët 2025”, të organizuar nga Lidhja Rajonale e Futbollit...

Zyliha Miloti feston 80-vjetorin e lindjes

Artistja ikonë e humorit shqiptar, Zyliha Miloti feston sot 80-vjetorin e lindjes. E lindur dhe e rritur në Shkodër, Miloti i ka dhënë skenës së...

Lajmet e Fundit