1.1 C
Prizren
E premte, 7 Shkurt, 2025

Me drejtësinë e reformuar, Dosja ‘Pronto’ rrezikon shefat

Pavarësisht skandaleve që po e përcjellin sistemin e drejtësisë në Kosovë, e që u dëshmua së fundi për vazhdimin e forcimit të këtyre dukurive devijante edhe me publikimin e sferës së përgjimeve “Pronto 2”, askush në Kuvendin e Republikës së Kosovës nuk po e sheh të arsyeshme ngritjen e çështjes së reformimit urgjent të drejtësisë, me një proces të hartimit të një reforme të madhe gjithëpërfshirëse për ristrukturim rrënjësor të kuadrove që punojnë në drejtësi. Edhe në seancën e fundit, që u mbajte gjatë ditës së djeshme, deputetët u sollën sikur nuk ka ndodhur asgjë e jashtëzakonshme. Ekspertët e kësaj fushe thonë se politika po frikësohet nga vetë ndëshkimi dhe humbja e kontrollit në institucionet e sundimit të ligjit, nëse e inicion një reformë substanciale, sidomos tani kur po shihet ashiqare se skandali “Pronto 2”, që tregon më së miri sa është kapur keq nga mafio-politika, gjithç- ka në vend, e sidomos drejtësia, e cila është shndërruar në padrejtësi për qytetarët, e në instrument të politikës së korruptuar dhe të kriminalizuar. Eksperti Blerim Burjani thotë se janë dy çështje të rëndësishme për këtë çështje, që nuk po iniciohet as nga pozita dhe as nga opozita, ngase të dy palët i frikësohen thellësisë së reformës. “Askush nuk është i interesuar nga subjektet politike të merret me reformën në drejtësi. Të gjitha subjekteve politike në vend, pozitë dhe opozitë po u konvenon sistemi i funksionimit të shtetit anarkik”, theksoi ai.

Anarkia rrezikon sistemin

Sipas Burjanit, debati për drejtësinë po mungon dhe tani ky sistem është lënë “jetim”, sepse, duke qenë i tillë, kjo situatë u konvenon partive politike për kontroll të heshtur ndaj këtij sistemi, duke mos u marrë me të fare. “Ky sistem, që duhet të jetë profesional dhe i pavarur, për momentin është sistem anarkik, sepse gjyqtarët dhe prokurorët kanë kontrata pune dytë- sore në sektorin publik dhe privat, dhe mbajnë poste në drejtësi. Pra, kjo kategori njerëzish e kanë kuptuar se shteti është anarkik, përfitimi është më i rëndësishëm sesa puna e vetme në drejtësi”, tha Blerim Burjani. Ai pohon se po të kishte vullnet për ndryshime pozitive, iniciativa do të duhej të nisej nga vetë presidenti i vendit dhe jo të pritet që këtë ta bëjnë subjektet politike parlamentare, por, sipas Burjanit, kjo anarki i konvenon edhe presidentit, që është politikan i PDK-së dhe themelues i këtij subjekti. “As ai nuk duket i interesuar, nuk ka as staf profesional këshillëdhënës të vetin e as guxim për të vepruar, sepse i intereson mbajtja e sistemit të njëjtë të drejtësisë dhe jo të merret me reformën në drejtësi, pavarësisht që presidenti, bazuar në 30 kompetenca që ia ka dhënë Kushtetuta, e ka në mandat të merret edhe me institucionet e pavarura, ai emëron dhe shkarkon njerëz të sistemit të drejtësisë, që do të thotë se ai mund ta ndalë biznesin e gjyqtarëve dhe prokurorëve,” tha analisti Burjani..

Më Shumë

Gazetari i njohur flet për “zhdukjen” e Xhenetës pas “Big Brother”

Gazetari Redjon Shtylla ka folur për zhdukjen e Xhenetës që nga dalja e saj nga Big Brother VIP Kosova 3. Në emisionin Weekend të Klan...

Haradinaj në Rahovec: Trefishim i subvencioneve për bujqësi, ujë dhe elektricitet pa ndërprerje

Kandidati për kryeministër nga koalicioni “Kosova Fituese”, Ramush Haradinaj, prezantoi në Rahovec planin gjithëpërfshirës për zhvillimin e hovshëm ekonomik të vendit, duke vënë theksin...

Mallkim nëne

Lajmet e Fundit