25.1 C
Prizren
E shtunë, 7 Qershor, 2025

Të gjitha rrugët çojnë në DokuFest

Qyteti i Prizrenit për herë të 15 me radhë është nikoqir i gjithë vizitorëve që marrin rrugën për në Festivalin e Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar, DokuFest.

Festivali, që cilësohet si ngjarja më e rëndësishme kulturore në vend, mbledhë mysafirë jo vetëm nga Kosova, Shqipëria e rajoni, por edhe nga shumë vende perëndimore. Filmbërës, aktorë, përfaqësues festivalesh, studentë e artdashës marrin rrugën për në Prizren, ku i pret programi i filmave, punëtorive, diskutimeve e muzikës.

Elsa dhe Oliver Karlsson kanë ardhur nga Suedia në Prizren, për të marrë pjesë në festivalin për të cilin kanë dëgjuar shumë. Ata deklarojnë për Gazetën Zëri se nga këtu do të kthehen me përshtypje të mira.

“Miqtë tanë nga Suedia kanë qenë këtu vitin e kaluar, nga ta edhe kemi dëgjuar shumë fjalë të mira për këtë festival. Sivjet vendosëm të vizitojmë rivierën shqiptare për të bërë plazh dhe pastaj të kthehemi në DokuFest. Festivali po na duket i mrekullueshëm! Kjo ngjarje po lidhet aq bukur me këtë qytet të vjetër. Programit të pasur po i shtohet veçantia me kinematë e rralla. Dje shikuam një film lartë të Kalaja dhe ishte vërtetë bukur dhe thjesht, diçka e pa përjetuar më parë. Sonte planifikojmë të shohim film te KinoLumi”, tregon Elsa.

Edhe Agim Kastrati, shitës në Prizren, thotë për Gazetën Zëri se kjo periudhë e vitit e ndryshon komplet këtë qytet dhe ritmin e jetës.

“Si qytet me histori gjithmonë kemi pasur vizitorë, por edhe shumë bashkatdhetarë gjatë verës, mirëpo DokuFest-i është tjetër çështje. Javë para se të nis në Prizren shihet energjia e parapërgatitjeve, mbërritja e mysafirëve dhe rritja e numrit të njerëzve për shumë fish. Këtu vijnë njerëz nga vende të ndryshme, të afërta dhe të largëta. Prizrenasit kanë mundësi edhe t’iu ofrojnë shtëpitë e tyre me qira. Personalisht me pëlqen të bisedojë me vizitorët. Të huajt sidomos janë shumë kureshtar për Lidhjen e Prizrenit, Kalanë e Shatërvanin. Mendoj se edhe ne i presim mjaft mirë, prandaj edhe shumë prej tyre kthehen këtu çdo vit”, thotë Kastrati.

Sipas një analizë të publikuar në muajin mars, realizuar nga Instituti për Studime të Avancuara GAP, që titullohet “Ndikimi Ekonomik i DokuFestit 2015”, përfituesit kryesor nga ky festival dhjetë ditor ishin bizneset lokale në qytetin e Prizrenit, siç janë hotelet, qiradhënësit, restorantet, kafe-baret, shitësit ambulant, por edhe bizneset në nivel kombëtar, si avio-kompanitë, bankat dhe kompanitë e telekomunikacionit.

Ky festival po ashtu njihet për krijimin e mundësive për punësim, krijimin e investimeve të reja, ngritjen e të hyrave tatimore, dhe stimulimin e ekonomisë lokale përmes turizmit.

GAP thotë se duke u bazuar në të dhënat e grumbulluara gjatë festivalit të fundit 2015, ishin të pranishëm më shumë se 15,000 pjesëmarrës.

Më Shumë

“Lumbardhi” si kujtesë dhe rrjedhë kulturore, Kurti përkrah restaurimin e kinemasë ikonike të Prizrenit

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin në detyrë të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka marrë...

Sot nxehtë, temperaturat deri në 33 gradë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. IHK njofton se temperaturat minimale do...

Lajmet e Fundit