Zhduken dy fëmijë në Korçë

Dy të rinj, të moshave 18 dhe 19 vjeç, dyshohet të jenë mbytur pasditen e së premtes në rezervuarin e fshatit Qatrom, në Korçë.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave efektivë të policisë dhe zhytës të RENEA-s janë angazhuar deri në orët e vona të mbrëmjes në kërkim të trupave, pas sinjalizimit për zhdukjen e tyre nga familjarët.

Sipas burimeve, dy të rinjtë janë identifikuar si shtetasit Rei dhe Berti Tahirllari, kushërinj dhe nga dëshmitë e mbledhura rezulton se ata kishin shkuar në rezervuar, tek vendi i njohur si “Gropa e Danielit”, për t’u larë për shkak të vapës.

Rreth orës 22:00, efektivët e policisë dhe zhytësit janë detyruar të ndërpresin kërkimet për shkak të errësirës dhe autoritetet kanë njoftuar se ato do të rinisin ditën e shtunë.

Më Shumë

Trangulli i Rahovecit po fiton tregun evropian

Nga serrat e Rahovecit drejt tavolinave evropiane. Me çmim më të lartë, cilësi më të mirë dhe kërkesë në rritje, trangulli i Kosovës po...

Karnevalet Golden Eagle nisin në Suharekë

Sot nis edicioni i ri i Karnevaleve Golden Eagle në Suharekë, një nga ngjarjet më të mëdha festive që mbledh çdo vit mijëra vizitorë...

Lajmet e Fundit