16.7 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026

Viti shkollor mund të fillojë me grevë

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, i ka bërë thirrje qeverisë mos ta injorojë dialogun me këtë sindikatë s ai përket realizimit të kërkesave të mësimdhënësve, se përndryshe, më 1 shtator do të ketë grevë të përgjithshëm.

Në një intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, Jasharaj ka kërkuar të miratohet në kuvend projektligji për statusin e mësimdhënësve për vitet 89-99. Ai ka thënë se komunat nuk kanë bërë planifikime buxhetore për 70 për qind ë vlerës së biletave për mësimdhënësit udhëtarë dhe nuk kanë plotësuar as obligimin për tri paga me rastin e pensionimit të punëtorëve të arsimit.

“Qeveria, si duket, po heziton ta nisë dialogun, e kjo është keq”, është shprehur ai.

Jasharaj ka thënë se duhet te ketë sërish rritje të pagave për mësimdhënës sipas normës së inflacionit. Kryesindikalisti i arsimit ka kërkuar që institucionet të bëjnë më shumë për ta shtuar sigurinë në shkolla. /Epoka e re/

Më Shumë

Liria mposht Besën e Pejës, tri pikë jetike në shtëpi

Liria ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Besën e Pejës në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë, duke marrë tri pikë shumë të rëndësishme para...

Prizreni hap konsultim publik për Rregulloren e Menaxhimit të Mbeturinave

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Prizrenit është mbajtur sot konsultim publik me qytetarë lidhur me Projekt-Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave në...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit