Interi ka plan rezervë për sulmues

Interi do ta transferojë Roger Martinezin në rast se dështon transferimi i Gabigol.

Nerazzurrët janë në pritje të transferimit të talentit brazilian nga Santosi, mirëpo kanë edhe planin rezervë në rast se ai opsion dështon.

Sipas La Gazzetta dello Sport, ata planifikojnë ta marrin Martinezin, i cili aktualisht luan për Jiangsu Suning në Kinë.

22-vjeçari ka shënuar shtatë gola në pesë ndeshje në Superligën kineze dhe zikaltrit janë të gatshëm ta transferojnë.

Edhe në rast se arrin marrëveshje për Gabigol, Interi nuk do të heqë dorë nga Martinez, por do ta transferojë në janar.

Më Shumë

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Puna u ndal paraditen e së hënës në vend-punishten e lagjes Arbana në Prizren. Kjo meqë rreth orës 9:00 këtu ndodhi një ngjarje e rëndë. Si...

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për shitblerje të narkotikëve ndaj shtetasit të Shqipërisë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër Z.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili gjendet nën masën e paraburgimit,...

Lajmet e Fundit