Zyrtare, Qeveria e tërheq demarkacionin nga rendi i ditës

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka njoftuar se qeveria ka tërhequr nga seanca e sotme Ligjin për Demarkacionin.

“Si kryeministër konsideroj se sot nuk janë rrethanat që duhet të votohet demarkacioni për Malin e Zi. Qeveria ka vendosur sot ta tërheq Ligjin për demarkacionin me Malin e Zi. Do të diskutojmë për ligjin dhe do ta procesojmë në Kuvend në momentin që vlerëson Qeveria”, tha ai.

Ndryshe, tërheqja nga rendi i ditës të Projektligjit për ratifikimit e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi ka ndodhur për shkak të mospjesëmarrjes së deputetëve të Listës Serbe dhe mungesës së votave të mjaftueshme.
“Jo, sot nuk do të marrim pjesë në seancë. Asnjë prej deputetëve serbë nuk do të jemi aty”, ka thënë Nenaq Rashiq.

Lista Serbe është pjesë e koalicionit qeverisës me PDK-LDK, ndërsa ka 11 deputetë.

Ky koalicion në Kuvendin e Kosovës ka së bashku 78 deputetë.

Për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit duhen votat pro të 80 deputetëve. /Telegrafi/

Më Shumë

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Puna u ndal paraditen e së hënës në vend-punishten e lagjes Arbana në Prizren. Kjo meqë rreth orës 9:00 këtu ndodhi një ngjarje e rëndë. Si...

Lajmet e Fundit