Prizren: 4 vjet burgim për sulmin me eksploziv ndaj shtëpisë së vëllait

Gjykata Themelore e Prizrenit shpalli aktgjykimin dënues prej katër vjetësh e tre muaj burgim efektiv ndaj të akuzuarit nga Prizreni me iniciale F.S., për veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore në Prizren, bëhet e ditur se i akuzuari dyshohet për shkelje të Kodit Penal, sepse me datën 30.12.2006, rrethe orës 01:57 minuta në Prizren në rrugën “Rexhep Kukaj” nr.1., me anë të eksplozivit shkakton rrezik të madhe për jetën njerëzve i cili pas një mosmarrëveshje lidhur me ndarjen e pronës mes vëllezërve, hedhë eksploziv në oborrin e shtëpisë së të dëmtuarit me iniciale I.S., duke i shkaktuar dëm material thelbësor në shtëpinë e të dëmtuarit dhe shtëpive për rreth në lagje.

“I akuzuari menjëherë pas kryerjes së veprës penale për rreth tetë vite prej vitit 2006 e deri në vitin 2015, ka qenë në arrati. Ndaj të njëjtit nga ana e gjykatës janë lëshuar urdhërarrest, fletërreshtim vendor dhe fletërreshtim ndërkombëtar që vërteton se i akuzuari ka qenë i paarritshëm për organet e ndjekjes nga ku iu është shmangur përgjegjësisë penale, fakti se i njëjti ka pasur lëvizje të shpeshta në shtete të ndryshme si Maqedoni, Turqi, Bullgari, Serbi, Belgjikë dhe së fundi në Bosnje ku edhe është arrestuar nga organet kompetente të Bosnjës”, përfundon njoftimi i Gjykatës.

Më Shumë

Parajsa në ty

Ilir Muharremi Shpirti im gjen qetësi dhe prehje në përqafimin e ngrohtë të saj, një përqafim plot vullnet, afërsi dhe zjarr të brendshëm. Të dy...

Mbi 1700 gjoba ndaj shoferëve që nuk respktuan rregullat në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e trafikut për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë...

Lajmet e Fundit