Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Malishevë

Policia e Kosovës ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë personin e dyshuar për vrasjen në Malishevë.

Ai është N.K., 41 vjeçar nga komuna e Malishevës.

Raporti i plotë nga Policia:

Me datë 11.09.2016 në ora 18:00 stacioni policor në Malishevë ka marr informatë lidhur me një person të zhdukur nga fshati Balincë Komuna e Malishevës ndërsa me datë 12.09.2016 në ora 17:25 viktima është gjetur pa shenja jete në automjetin e tij në afërsi të një pylli në fshatin Mirushë të kësaj komune.

Sot me datë 14.09.2016 pas një pune intensive operativo hetimore, Sektori Rajonal për Hetime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë në bashkëpunim me stacionin policor të Malishevës kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë personin e dyshuar.

Personi i dyshuar është :

1. N.K shqiptar/ kosovar i moshës 41 vjeçar nga komuna e Malishevës.

Rasti vazhdon të hetohet nga Sektori Rajonal për Hetime në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit.

Më Shumë

Lagjja e Shehut shpallet kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Lagjja e Shehut është shpallur kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit” në futsall, për nder të Dëshmorëve të Hasit, duke e...

Nuk arriti të bëhet deputete, Fahrije Hoti: Kur kombi kërkon, aty do të jem gjithmonë

Kandidatja e LDK-së për deputete, Fahrije Hoti, ka reaguar pasi nuk arriti të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7...

Lajmet e Fundit