14.4 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Gjykata se komenton rastin e Nexhmi Krasniqit

Zyrtarja për informim në Gjykatën Themelore, Mirlinda Gashi, nuk e ka komentuar këtë rast dhe deri ku kanë shkuar hetimet. Ajo ka thënë shkurt se “Gjykata themelore në Prishtinë nuk lëshon urdhër për hetime, porse këtë e bënë Prokuroria.

Sidoqoftë, ky urdhër për hetime dhe sekuestrim ndaj Drejtorit të Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi, që mban datën 12 tetor 2015 dhe që është lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë ka gjetur edhe mbështetjen e Gjyqtarit të procedurës paraprake, që në këtë rast është gjyqtari ndërkombëtar, Malcolm Simmons.

“Ekziston dyshimi i bazuar për të besuar se ky kontroll do të rezultojë në arrestimin e të pandehurit ose në zbulimin dhe sekuestrimin e provave të rëndësishme për procedurën penale”, thuhet në dokumentin e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Kurse, inspektorati Policor i Kosovës (IPK) në shtatorin e vitit të kaluar i kishte rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prizrenit, Nexhmi Krasniqit, së bashku me Besim Rexhepin, udhëheqës në sektorin e hetimeve të vrasjeve, nën dyshimin se nga informacionet që posedonte IPK kishte ankesa nga qytetarët ndaj tyre.

Ndërsa në këtë pozitë Krasniqi është kthyer serish në prill të këtij viti. /Gazeta Fjala/

Më Shumë

Vushtrria mposht Prizrenin me “poker” golash

Vushtrria ka triumfuar 4-1 ndaj Prizrenit në javën e 31-të të Raiffeisen Liga e Parë. Vendasit e zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë, duke realizuar...

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shfrytëzoni mundësinë unike për të blerë shtëpinë tuaj me plane fleksibël pagese. Ofrojmë 2 banesa në zonën moderne "Prizreni i Ri" dhe 3 banesa në...

Lajmet e Fundit