Nait Hasani: Referendum për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka thënë se Kosova duhet të shfrytëzojë të drejtën kushtetuese për të miratuar ligjin dhe të organizojë referendum për bashkim me Shqipërinë.

Ai madje ka thënë se para shumë kohësh ka kërkuar nga partia e tij, që është në Qeveri, të punojë për miratimin e një ligji që do t’u jepte qytetarëve të drejtë për të vendosur vet për bashkim me Shqipërinë.

Ndërkohë, lidhur me çështjen e demarkacionit, deputeti i PDK’së ka thënë në “InfoBox” të RTV Dukagjini se ai nuk ka hequr dorë nga qëndrimi tij kundër këtij versioni, derisa ka shtuar se meritat që demarkacioni nuk ka kaluar i kanë deputetët e shumicës dhe jo opozita.

Hasani është shprehur i bindur që kryeministri Isa Mustafa është zbrapsur nga vendimet e tij për ta dërguar demarkacionin për miratim në Kuvend, pasi, siç tha ai, e ka kuptuar që në këtë proces ka gabime të mëdha.

Ai po ashtu është shprehur i bindur se si kryeministri,por edhe partitë tjera do të pajtohen që të fillojë një proces i ri i rishikimit të demarkacionit, gjë që, sipas Hasanit, do të ndikonte edhe në procesin e liberalizimit të vizave.

“Edhe BE-ja do të hiqte dorë nga kërkesa që të votohet vija kufitare Kosovë-Mali i Zi”, ka thënë Hasani.

Më Shumë

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Java nis me shi dhe bubullima në Kosovë, temperaturat deri në 33 gradë nga fundi i javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se me hyrjen në stinën astronomike të verës, Kosova do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme,...

Lajmet e Fundit