7.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

LDK në Malishevë kërkon shkarkimin e drejtorit Avdi Morina

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Malishevë ka akuzuar komunën në këtë qytet, konkretisht drejtorinë e Arsimit se ka bërë shkelje të vazhdueshme në pranimin e punëtorëve dhe ka fshehur vende pune vetëm për militantët e Nismës për Kosovën.

LDK-ja e Malishevës nëpërmjet një komunikate ka thënë se se këtë më së miri e dëshmon rishpallja e konkursit të cilin e ka detyruar MASHT-i, përkatësisht Inspektorati i Arsimit.

“Kjo drejtori vazhdon me ushtrues detyre të drejtorëve të shkollave si në fshatin Burim SHFMU “18 Prilli” dhe në Bardh SHFMU “Afrim Krasniqi”. Gjatë përzgjedhjes së drejtorëve ka pasur shkelje të konkursit si në Kjevë SHMP “Lasgush Poradeci”, ku është zgjedhur drejtori pa trajnimin “Udhëheqje në Arsim” ku i njëjti për dy vite rresht ka qenë ushtrues detyre në kundërshtim me ligjin. Edhe pse DKA-ja ka rishpallur konkursin me presionin e MASHT-it përsëri nuk janë shpallur të gjitha vendet e lira: Gjimnazi “Hamdi Berisha” nuk janë shpallur të gjitha orët e lëndëve zgjedhore si dhe lënda e Gjeografisë. SHMP “Lasgush Poradeci” nuk janë shpallur orët në lëndët: Biologji, Kimi, Fizikë, Edukatë Fizike, Art Figurativ, Edukatë Muzikore, dhe TIK. SHFMU “ Naim Frashëri” Banjë, një mësimdhënës i Programit Fillor. SHFMU “Afrim Buçaj” Lladroc, 4 orë Edukatë Muzikore, 5 orë Matematikë, 4 orë Gjuhë Angleze, dhe një Edukatore. SHFMU “Habib Berisha” Gurbardh, është arritur marrëveshja për ruajtjen e vendeve të punës në mes të NISMA-s dhe PDK-së , vllaut dhe djalit të axhës të Drejtorit të Shëndetësisë, si dhe nga PDK-ja djalit të një zyrtari të lartë të Degës së PDK-së në Malishevë. SHFMU “Asim Vokshi” Panorc, Gjuhë Angleze. SHFMU “Ruzhdi Xhyliqi” Marali, Edukatë Muzikore.SHFMU “Hasan Prishtina” Tërpezë, Arsimtari i Gjuhës SHqipe mbanë mësim në Ciklin Klasor”, thuhet në komunikatë të lëshuar nga LDK e Malishevës.

LDK thotë se si rezultat i këtyre shkeljeve të vazhdueshme në arsim, pushteti komunal është gjobitur nga gjykatat me dhjetëra mijëra euro të paguara nga buxheti i taksapaguesve të Komunës së Malishevës.

Duke parë një gjendje shumë të rëndë në arsim dhe të papërmirësueshme, Dega e LDK-së në Malishevë kërkon nga kryetari Begaj shkarkimin e drejtorit të DKAE-së, Avdi Morina. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Policia në Prizren gjobit motoristët kundërvajtës, sekuestrohen disa motoçikleta

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me datë 2 dhe 3 maj 2024 patrullat policore të policisë në kuadër të Njësisë Rajonale...

Iu gjetën mbetjet 25 vjet pas zhdukjes, varroset në Piranë patrioti Ukë Sait Ukaj

Sot në Piranë varroset trupi i Ukë Sait Ukaj, për fatin e të cilit nuk është ditur nga viti 1999 e deri më tani. E...

Ballkani mban kreun

Lajmet e Fundit