Në Rahovec ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal

Komuna e Rahovecit ka filluar procesin e vaksinimit kundër gripit sezonal për të gjithë personat e moshuar, pacientet me sëmundje kronike dhe ata me probleme tjera shëndetësore. Ky proces i vaksinimit, është duke u bërë nëpër të gjitha qendrat e mjekësisë familjare në Komunën e Rahovecit.

Shërbimi i vaksinimit në Komunën e Rahovecit për këtë vit është furnizuar me 1350 doza vaksina, ndërsa i gjithë procesi pritet të përfundojë brenda muajit dhjetor.

Zyrtarët e DShMS-së në Komunën e Rahovecit kanë thënë se kërkesa për furnizim ka qenë për 2 000 vaksina , ndërsa kanë arritur të sigurohen 1350 vaksina. Furnizimi me kontingjentin tjetër të vaksinave, do të bëhet pas shpenzimit të sasisë e cila momentalisht është në dispozicion.

Vaksinat kundër gripit sezonal, merren pa pagesë në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare (QKMF, QMF, AMF) në Komunën e Rahovecit. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lagjja e Shehut shpallet kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Lagjja e Shehut është shpallur kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit” në futsall, për nder të Dëshmorëve të Hasit, duke e...

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Lajmet e Fundit