Yagcilar: Sulmi ndaj Konsullatës së Turqisë, imazh jo i mirë për Kosovën

Mahir Yagcilar, ministër i Administratës Publike në Kosovë ka thënë se sulmi me koktej molotvi i cili është bërë në Objektin e Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në Prizren është një rast shqetësues dhe i ndjeshëm.

“Është një shqetësim pasi këto janë raste pak më të ndjeshme”.

“Konsulata ose diplomacia ka rëndësinë e veçantë dhe dita e flamurit është një ditë kur të gjithë shqiptarët duhet ta festojnë dhe ka një rëndësi të veçantë”.

Yagcilar i ftuar në emisionin Ballë për Ballë në Klan Kosova sulmin e sheh si një lajm jo të mirë për imazhin e Kosovës.

“Ky lajm nuk është i mirë për imazhin e Kosovës”.

“Besojmë që është një akt i izoluar dhe një akt individual por duhet të jemi të kujdeshsëm që raste të tilla të mos përsëriten sepse në atë mënyrë do të dëmtohej jo vetëm imazhi pastaj mund të ndikojë edhe në raporte midis shteteve”.

“Qeveria turke është njoftuar për sulmin edhe përmes kanaleve diplomatike edhe përmes mediumeve”.

“Ritheksoj që në këto raste duhet të veprohet dhe të evitohen raste të tilla pasi dëmton imazhin e Kosovës edhe imazhin e Prizrenit”, ka thënë Yagcilar.

Më Shumë

Ndahet nga jeta mësimdhënësi shumëvjeçar i shkollës “Zenun Çoçaj” në Gjonaj, Ismet Reka

Ka ndërruar jetë mësimdhënësi shumëvjeçar i SHFMU “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit, Ismet Reka, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në fushën...

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Lajmet e Fundit