Plaçkitet një shtetas i huaj në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se persona të panjohur e kanë sulmuar një shtetas të huaj në Prizren.

“Viktima mashkull shtetas i huaj ka raportuar se dy të dyshuar të panjohur e kanë sulmuar fizikisht dhe më pas ia kanë vjedhur çantën në të cilën kishte një fotoaparat, pasaportën dhe 30 euro para të gatshme”, thuhet në raport.

Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor.

Më Shumë

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Ramadan Zymeraj

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe...

Inaugurohet në Prizren murali “Çast”, kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Në Kejin e Shatërvanit në Prizren është inauguruar murali “Çast”, kushtuar grave dhe burrave të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në...

Lajmet e Fundit