9 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Kontroll në kompaninë nga Malisheva, arrestohen 8 persona për krim ekonomik

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar 8 persona të dyshuar për përfshirje në veprën penale: ,,organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Sipas Policisë, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), gjegjësisht Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, pas hetimit të filluar në muajin gusht të këtij viti, ka zbatuar Urdhëresën e GJPP Prishtinë për të kontrolluar disa lokacione në Malishevë, Prishtinë, Ferizaj, Lipjan, Shtime dhe Suharekë nën dyshimin e bazuar se është kryer vepra penale: ,,organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” Neni 300 i KP-së.

Cak i kontrollit ka qenë një kompani që selinë e kishte në Malishevë dhe gjashtë degë në qytetet e lartcekura. Pas hetimeve dhe kontrollit të ushtruar në këtë kompani, policia ka arrestuar tetë persona dhe sekuestruar disa prova materiale.

Personat e dyshuar tanimë të ndaluar janë:

· V.H lindur me 1991 m/sh/k
· F.B lindur me 1992 m/sh/k
· S.D lindur me 1990 f/sh/k
· K.H lindur me 1989 f/sh/k
· O.K lindur me 1991 m/sh/k
· B.K lindur me 1991 f/sh/k
· A.Q lindur me 1992 f/sh/k
· I.B lindur me 1987 m/sh/k

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar si prova materiale: një veturë, server dhe shumë dokumente.

Të gjithë personat e dyshuar, me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Moti sot me temperatura deri në 12 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti sot do të jetë i vranët dhe intervale me diell.   Në njoftim thuhet se temperaturat...

Besimtarët myslimanë sot festojnë Fitër Bajramin

Pas përfundimit të muajit të Ramazanit, besimtarët e fesë islame kremtojnë sot festën e Fitër-Bajramit. Manifestimi qendror për Fitër Bajramin, për Republikën e Kosovës,...

Lajmet e Fundit