7.4 C
Prizren
E diel, 25 Janar, 2026

Revista e famshme Vogue: Prizreni vend që duhet vizitohet në vitin 2017

Revista e famshme Vogue ka publikuar një artikull në të cilin këshillon turistët për vendet që duhet vizituar gjatë vitit 2017.

Kjo revistë ka listuar gjashtë vende joturistike të Ballkanit, të cilat duhet të vizitohet patjetër gjatë vitit të ardhshëm.

Në mesin e gjashtë vendeve gjendet edhe Prizreni që nga Vogue cilësohet si qendra e kreativitetit të Kosovës, e vendosur në afërsi të Maleve të Sharrit.

“Prizreni është i pasur me arkitekturën bizantine dhe osmane. Vizitojeni gjatë muajit gusht kur qyteti mirëpret DokuFestin, festivali më i madh i filmit në Kosovë, që ka muzikë, ekspozitë të fotografive dhe shfaqjen e më shumë se 200 filmave”, shkruan Vogue.

Vogue këshillon turistët që të blejnë aksesorë filigrani në Prizren dhe të shijojnë qebapët e këtij qyteti.

Në listën e gjashtë vendeve të Ballkanit është përfshirë edhe Himara në Shqipëri.

“Në rivierën shqiptare, ju pret qyteti i përgjumur i Himarës. E shtirë buzë detit Jon ju keni mundësi që të vizitoni plazhet e Gjipesë dhe Gramës. Ky qytet ofron peizazh të jashtëzakonshëm me të cilin nuk ngiheni kurrë”, shkruan Vogue për Himarën, transmeton Koha.net.

“Gjatë vizitës ndaluni në Dhërmi ose në Sarandë. Nëpër rrugët e Himarës ju mund të gjeni kafe dhe ushqim tradicional”, thuhet më tej në përshkrimin e vendit shqiptar.

Në listë të Vogues janë edhe Ohri, Beogradi, Transilvania e Rumanisë dhe rajoni i Hercegovinës në Bosnje e Hercegovinë.

Më Shumë

Zhduket një 39-vjeçar nga Banja e Malishevës, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij

Është zhdukur Avdyl Begaj, 39-vjeçari nga fshati Banjë e Malishevës. Në bazë të njoftimit të fshatit, thuhet se për herë të fundit ai është parë...

Zjarrfikësit e Suharekës përfitojnë pajisje të reja nga mërgimtarët në Zvicër

Njësia e Zjarrfikësve në Komunën e Suharekës është pajisur me veshmbathje dhe pajisje të reja falë një donacioni të vlefshëm nga bashkatdhetari Albin Morina...

Lajmet e Fundit