1.1 C
Prizren
E enjte, 22 Janar, 2026

Begaj falënderon punëtorët shëndetësor për punën e tyre humane

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Hajdin Berisha, në kuadër të përmbylljes së këtij viti, i kanë pritur punëtorët shëndetësorë, nga Qendra Kryesore Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr.Shpëtim Robaj” në Malishevë, të cilët i kanë falënderuar dhe përgëzuar për punën e tyre humane që janë duke bërë, në shërbim të qytetarëve.

“Unë ju përgëzoi për punën tuaj, sa humane aq edhe të rëndësishme, që jeni duke bërë për qytetarët e Komunës së Malishevës, duke ju ofruar shërbimet dhe profesionalizmin tuaj, në shëndetësi. Puna juaj, jo vetëm humane, por është edhe mbi interesin material. Angazhimi i të gjithë stafit shëndetësor në luftimin e EHKK, pastaj shërbimet tjera, në të gjitha mundësitë që ka QKMF-ja, neve na obligon që ta përkrahim këtë sektor dhe të jemi në shërbimin tuaj. Unë ju përgëzoi për gjithë punën që jeni duke bërë dhe ju dëshiroj suksese në punën e juaj, në shërbim të qytetarëve”, tha mes tjerash, kryetari Begaj.

Ndërsa drejtori komunal për shëndetësi, Hajdin Berisha, pasi i përgëzoi të gjithë për punën dhe angazhimin e tyre, i ndau tri momente me shumë rëndësi gjatë këtij viti: Kontributi në parandalimin dhe trajtimin e EHKK, vizitat sistematike shëndetësore në shkolla dhe ndarja e çmimit për kontribut në shëndetësi për njësinë e emergjencës, pikërisht për parandalimin e EHKK, janë shumë domethënëse dhe me rëndësi në sektorin e shëndetësisë. Drejtori Berisha, e njoftoi stafin e QKMF-së edhe me angazhimin e drejtorisë në hartimin e statutit të QKMF-së, bazuar në ligjet aktuale dhe nevojat e QKMF-së, statut i cili pritet të finalizohet shumë shpejt.

Në emër të stafit të QKMF-së, ushtruesi i detyrës së drejtorit, Milazim Kryeziu, i falënderoi të gjithë punëtorët për punën që po bëjnë, si dhe komunën për përkrahjen e vazhdueshme në plotësimin e nevojave të QKMF-së. Sipas Kryeziut, QKMF e Malishevës i ka shërbimet më të shpejta për qytetarë dhe shërbimet janë profesionale në të gjithë sektorët. Kryeziu, i ka falënderuar të gjithë punëtorët shëndetësorë për punën dhe angazhimin e tyre, si dhe Komunën e Malishevës, për mbështetje, ndërsa tha se “këto shërbime do të vazhdojnë të jenë në nivel edhe më të lartë, gjithmonë në ruajtjen dhe kujdesin e shëndetit të të gjithë banorëve të Komunës së Malishevës”.

Më Shumë

Vrasje në tentativë, arrestohet një person në Prizren

Një person është arrestuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur...

Shtyhet afati për paraqitjen e kërkesave për dëmet nga vërshimet në Malishevë

Komuna e Malishevës ka njoftuar se është shtyrë afati për paraqitjen e kërkesave për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e javës së...

Lajmet e Fundit