Eurodeputeti Alessandro Battilocchio vizitoi Malishevën

Në pasditen e vonshme të së dielës, në Komunën e Malishevës, ka qëndruar deputeti i Parlamentit Evropian, Alessandro Battilocchio, i shoqëruar nga kryetari i Komunës Tolfa (komunë e Romës), Luigi Landi dhe Slavadore Orsomando, kryetar i Këshillit të Cerveterit, bashkë më zyrtar të katër komunave. Ky delegacion është pritur nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, njofton Klan Kosova.

Qëllimi i kësaj vizite, ishte njohja mes komunave të Italisë dhe Komunës së Malishevës, shkëmbimi i përvojave, organizimi i komunave dhe mundësia e realizimit të projekteve të përbashkëta.

“Pasi i ka falënderuar për vizitën, kryetari Begaj, e ka njoftuar delegacionin nga Italia, me organizimin e Komunës së Malishevës, rrjedhat e përgjithshme, popullsinë, dhe shtrirjen e Komunës së Malishevës”, thuhet në komunikatën dërguar mediave nga komuna e Malishevës.

Ndërsa eurodeputeti Battilocchio, ka deklaruar se “këtu është së bashku më përfaqësues të katër komunave të Italisë dhe se janë të interesuar të njihen me organizimin e komunave, si dhe për të parë mundësitë e bashkëpunimit”.

Në fund të kësaj vizite, është paralajmëruar realizimi edhe i një vizite tjetër, më të gjerë dhe më të gjatë në Malishevë, me qëllim të rritjes së bashkëpunimit të ndërsjellë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kosova voton sot

Kosova sot mban zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) një ditë më parë ka bërë të ditur se gjithçka është...

Rezultatet preliminare: VV i humb 9 deputetë, PDK i shton 2, LDK i shton 5, AAK i shton 2

9 deputetë është bilanci i humbjes në mandate për partinë Vetëvendosje. Kjo pa u numëruar ende votat me kusht dhe ato jashtë vendit. Deri më tash...

Lajmet e Fundit