AAK-ja në Prizren fton qytetarët në protestë

Dega e AAK-së në Prizren, përmes një konference për medie ka reaguar ndaj vendimit të djeshëm të Gjykatës së Apelit në Kolmar të Francës lidhur me rastin e liderit të kësaj partie, Ramush Haradinaj, dhe ka ftuar bashkëqytetarët që të marrin pjesë në protestën e nesërme në Prishtinë, për të shprehur pakënaqësinë ndaj vendimeve të tilla të autoriteteve franceze.

Nënkryetari i degës së AAK-së në Prizren , Bujar Nerjovaj, para pjesëtarëve të medieve tha se , vendimi i djeshëm i gjykatës në Francë, që rasti Haradinaj të shtyhet për 6 prill , është i turpshëm dhe një dështim tjetër, sepse lideri I AAK-së , në Francë është duke u mbajtur peng në një zhvillim me prapavijë kryesisht politike. Këtë ndërhyrje të Francës nuk e shohim ndryshe veç lojë e saj për të dëshmuar para shtetit serb miqësinë e vjetër dhë për të penguar zhvillimin normal të shtetit të Kosovës në ndërtim dhe proceset e tij, theksoi nënkryetari Nerjovaj.

Ndërkaq, sekretari për informim i degës së AAK-së, Sejdi Bellanica,i bëri thirrje bashkëqytetarëve që nesër masovisht të jenë në përkrahje të protestës , dhe informoi se është planifikuar udhëtim I organizuar drejt Prishtinës. Udhëtimi do të bëhet në mënyrë të organizuar nga Stacioni i Autobusëve në Prizren, në ora 11:00, ndërsa nisja e autobusëve në rrethinën e Prizrenit do të bëhet nga ora 10:00, ku dy autobusë do të jenë në rajonin e Hasit, dy autobusë do të jenë në rajonin e Anadrinisë, dy të tjerë në rajonin e Anamalit, një në fshatin Korishë dhe rrethinë dhe një për fshatrat Velezhë, Caparc e Shpenadi. Po ashtu dy autobusë do të jenë edhe anën e Zhurit dhe Vërmicës, njoftoi sekretari Bellanica. Protesta e nesërme në mbështetje të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, do të mbahet nga ora 13:00 në Prishtinë/TVPZ/

Më Shumë

Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks

Një 27 vjeçar e ka humbur jetën sot si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë pas përleshjes që ka ndodhur...

Edhe lypës, edhe zotni

Prof. Azem Lajqi 1.Në vendin e punës, ka individë që nuk u përgjigjen obligimeve, detyrave dhe përgjegjësive të punës nga e cila paguhen, ndërsa kërkojnë...

Lajmet e Fundit