-0.4 C
Prizren
E martë, 20 Janar, 2026

Apeli ende pa datën e seancës për Ramadan Mujën

Më në fund, Gjykata e Apelit ia kishte dalë ta caktojë një datë për një seancë ndaj Ramadan Mujës dhe ish-zyrtarëve të tjerë të Komunës së Prizrenit, raporton KTV.

Palëve në këtë proces u ishin dërguar njoftimet e nënshkruara për datën 14 mars, por pak ditë më pas seanca është anuluar.

“Gjykata e Apelit, tash për tash është duke e pritur një vendim të KGJK-së për përbërjen e kolegjit. Posa ta marrim këtë vendim, Gjykata do të caktojë seancën.” Ka thë Zëdhënës i Gjykatës së Apelit Arbër Jashari. Ai i pyetur për vonesat e deritanishme, një pjesë të fajit ia ka lënë misionit të EULEX-it që e ka reduktuar stafin, ndërsa ka theksuar se edhe gjyqtari i caktuar në këtë rast, ka pasur lëndë me paraburgim, që kanë përparësi.

Tomë Gashi, avokat i Mujës, ka thënë se zhvillimet e deritashme në këtë proces i konsideron si skandaloze, derisa fajëson EULEX-in, që, sipas tij, nuk do të duhej të përfshihej fare në këtë proces. Pas dënimit në shkallën e parë në mars të vitit 2014, rastin ndaj kryetarit Muja dhe 5 ish-zyrtarëve të tjerë të kësaj komune, që akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare, Apeli e kishte kthyer në rigjykim. Prokuroria ishte ankuar ndaj këtij vendimi në Gjykatën Supreme, që e kishte anuluar vendimin për rigjykim dhe e kishte kthyer rastin për rishqyrtim në Apel.

http://dai.ly/x5e9hm2

Më Shumë

Avokati Besnik Berisha mbi dyshimet për vjedhje votash brenda partive: Hajnat në burg, rinumërim gjithandej

Avokati Besnik Berisha ka reaguar pas autorizimit nga Prokuroria në Prizren për hetime të vjedhjeve të votave brendapartiake, ku më së shumti rezulton të...

Dorëheqje në LDK-në e Prizrenit: Sadik Memaj largohet nga funksionet, kritikon mënyrën e vendimmarrjes

Kryetari i Nëndegës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Korishë të Prizrenit, Sadik Memaj, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet e tij...

Lajmet e Fundit