Hasani: Delawie është i obliguar të thotë të pavërteta, Thaçi e Veseli u koordinuan me SHBA-në!

Deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Nait Hasani ka demantuar deklarimet e Ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie në lidhje me atë se presidenti Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli, nuk janë koordinuar me SHBA-në për transformimin e FSK-së në ushtri.Sipas deputetit Hasani, Delawie është i obliguar ta thotë të pavërtetën në këto rrethana, raporton GazetaBlic.com

“Nuk është e vërtetë që Thaçi e Veseli nuk kanë koordinim me SHBA-në për transformimin e FSK-së në ushtri, Delawie është i obliguar për ta thënë atë, të gjitha gjerat janë të koordinuara“, tha ai.

Hasani më tej vlerësoi se nisma e Thaçit për shndërrimin e FSK-së në ushtri, duhet të përmbyllet me procedimin e projektligjit për FSK-në, që e mundëson transformimin e saj në ushtri.

“Projektligji për FSK-në duhet të dërgohet në Kuvend dhe të miratohet”, tha Hasani.

Sipas procedurave, qeveria duhet të kthej Projektligjin në Kuvend me komentet apo rekomandimet në afatin prej një muaji. Pasi të përmbyllen procedurat e nevojshme, ai më pas vendoset për shqyrtim dhe votim në Kuvend, ndonëse pas reagimeve të para ndërkombëtare, mbetet e paqartë nëse institucionet e Kosovës do të votojnë njëanshëm themelimin e ushtrisë, pa një koordinim dhe përkrahje të plotë nga NATO. /GazetaBlic.com/

Më Shumë

Restaurimi i shtëpisë së Vehbi Haxhiut në Prizren drejt përfundimit

Restaurimi i shtëpisë së Vehbi Haxhiut, një prej objekteve me vlera të veçanta në Qendrën Historike të Prizrenit, po shkon drejt përfundimit. Lajmin e ka...

Prizreni shënon Ditën e Çlirimit me turneun e veteranëve të futbollit

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Prizrenit, në stadiumin e qytetit “Përparim Thaqi” është mbajtur Turneu Tradicional i Veteranëve...

Lajmet e Fundit