6.7 C
Prizren
E diel, 2 Shkurt, 2025

Granit Paçarizi kërkon përjashtimin e Gjykatës së Prizrenit në rastin e tij

Granit Paçarizi, i akuzuar për vrasje të rëndë në tentativë, të enjten, ka kërkuar përjashtimin e trupit gjykues dhe Gjykatës Themelore në Prizren në tërësi, sepse nuk beson se kjo gjykatë do të marrë vendim të drejtë ndaj tij.

“Kjo kërkesë vjen pas takimit që kam pasur me kryetarin e kësaj gjykate, ku unë kam ardhur në përfundim se kjo gjykatë nuk mund të merr një vendim të drejtë dhe konstruktiv ndaj meje” tha Granit Paçarizi.

Ai ka thënë se në aktakuzën e re ndaj tij për kanosje është i përfshirë edhe një gjyqtarë nga kjo gjykatë, së bashku me prokurorin e suspenduar Bajram Hamitaga.

I akuzuari tutje ka shtuar se dëshiron të gjykohet nga një gjykatë tjetër dhe se bisedën me kryetarin e gjykatës momentalisht nuk dëshiron ta bëjë publike.

Kryetari i trupit gjykues, Artan Sejrani, ka marrë aktvendim për ndërprerjen e seancës dhe dërgimin e lëndës te kryetari i gjykatës për veprime të mëtutjeshme.

Granit Paçarizi akuzohet nga Prokuroria Themelore në Prizren, se me 6 qershor 2013, për shkak të një konflikti paraprak me të dëmtuarit Egzon Krasniqi dhe Hamit Allamdar, kishte shkrepur me armë zjarri në drejtim të tyre. Ai me këtë rast i ka dëmtuar rëndë ata, duke u shkaktuar rrezik për jetë.

Sipas aktakuzës, Egzon Krasniqi dhe Hamit Allamadar janë ndalur me automjet para një lokali ku po qëndronte i akuzuari Paçarizi dhe shoku i tij Xhevat Dulaku, ku fillojnë t’i godasin me mjete të forta. Më pas Granit Paçarizi nxjerr nga brezi një pistoletë dhe qëllon disa herë në drejtim të sulmuesve duke u shkaktuar lëndime të rënda trupore, me rrezik për jetën e tyre.

Në këtë rast, fillimisht ka qenë i angazhuar si prokuror Bajram Hamitaga, por i njëjti është suspenduar pas një skandali publik rreth këtij rasti ku tanimë akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Poashtu edhe kryetari i trupit gjykues është ndërruar në këtë rast, pasi që është tërhequr nga rasti gjyqtari Xheladin Osmani, me arsye se në një rast ku Paçarizi është duke u hetuar për kanosje, vetë gjyqtari është palë e dëmtuar.

Osmani, pati thënë se kjo ka ardhur si pasojë e një hetimi që është duke e kryer Prokuroria Themelore në Prizren, ndaj të akuzuarit Granit Paçarizi, për kanosje ndaj tij dhe prokurorit Bajram Hamitaga.

Ndaj prokurorit Hamitaga, është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Themelore në Gjilan, për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ndërsa, Gjykata e Apelit e ka caktuar Gjykatën Themelore në Gjilan si kompetente për gjykimin e rastit.

Pas suspendimit të prokurorit Hamitaga, këtë lëndë e përfaqëson prokurorja Ervehe Gashi./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Oda e Farmacistëve: Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për listën zyrtare të çmimeve i pa implementueshëm në formën aktuale

Oda e Farmacistëve të Kosovës përmes një reagimi publik ka shprehur hapur kundërshtimin me vendimin e Ministrit të Shëndetësisë për listën zyrtare të çmimeve...

97-shi i LDK-së, Xhavit Ukaj, merr mbështetje të madhe në Krushë, Lubizhdë dhe Arbanë

Kandidati i LDK-së për deputet, Xhavit Ukaj, po merr mbështetje të madhe nga qytetarët e Prizrenit. Në takimet e zhvilluara në Krushë, Lubizhdë dhe...

Lajmet e Fundit