Arbër Rexhaj, kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Prizrenit

Arbër-RexhajLëvizja Vetëvendosje! në Prizren, organizon sot procesin e brendshëm zgjedhor për kandidatin për kryetar të Prizrenit. Zgjedhjet fillojnë në ora 10:00.

Burimet e “PrizrenPress-it”, ndërkaq bëjnë të ditur se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren, Arbër Rexhaj, do të jetë kandidati i vetëm që do t’i nënshtrohet votës së brendshme për kryetar të Komunës. ”Arbër Rexhaj do të jetë kandidati i vetëm i Vetëvendosjes për kryetar të Prizrenit”, tregon burimi i “PrizrenPress-it”.

Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren, do të votojnë në zyrat e Qendrës, ndërsa pika të votimit do të ketë edhe në fshatra. /PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Policia në Prizren sekuestron dy armë zjarri

Brenda dy ditëve të fundit, Policia e Kosovës në Prizren ka sekuestruar dy armë zjarri në raste të ndara, duke parandaluar përdorimin e tyre...

Pas një tikete trafiku/ Kërcënohet një polic në Prizren

Një pjesëtar i Policia e Kosovës ka raportuar se është kanosur nga një person në Prizren, në lidhje me një tiketë që ishte shqiptuar...

Lajmet e Fundit