15.6 C
Prizren
E mërkurë, 14 Maj, 2025

Prizren: Xhelozia i kushton me dënim prej 300 euro

Gjykata Themelore në Prizren, të hënen, e ka dënuar me 300 euro gjobë, të akuzuarin për kanosje, sulm dhe marrjen në posedim të pasurisë së luajtshme, Xh.  J.  Vendimi i mor nga gjyqtari i rasti Gani Kastrati, pasi Jonuzaj, i cili nuk kishte të angazhuar mbrojtës, e pranoi fajësinë për veprat e lartcektura.

Shpallja e aktgjykimit u bë pasi për deklarimin e tw akuzuarit,  nuk kishte kundërshtime as nga ana e prokurorit Musli Gashi.

Ndërkaq, e dëmtuara Sh.  J. , deklaroi se nuk i bashkangjitet ndjekjes penale, dhe nuk kërkoi kompenzim të dëmit.

Sipas aktit akuzues, Xh.J.  më 3 gusht 2014, rreth orës 23:30, në lokalin “Fast Food” në Prizren,  e kanosë seriozisht të dëmtuarën Sh.  J., me fjalët “kam me të mbyt, kam me të bë copa copa, e kam me të shti në kese”, përshkak të një mosmarrveshje, shkaku i xhelozisë. Poashtu të njëjtën ditë dhe vend kritik, i akuzuari e sulmon të dëmtuarën duke e goditur me shuplakë në fytyrë, dhe pasi që i akuzuari ishte duke u larguar nga vendi i ngjarjes, në mënyrë të kundërligjëshme i merr syzat me dioptri  të dëmtuarës, në vlerë prej dyqind euro.

Vepra penale “kanosje” nga neni 185, paragrafi 2, të Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës, me të cilën ngarkohej Xh. J., dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit.

Vepra penale “sulm” nga neni 187, paragrafi 1, të Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tri vite.

Ndërkaq, vepra penale “marrja në posedim e pasurisë së luajtshme” nga neni 331, paragrafi 1, të Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Prizren, nënshkruhet marrëveshja me “Jetimat e Ballkanit”

Drejtuesi i Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati ka bërë të ditur se edhe Prizreni po bëhet me një projekt të madh humanitar. Sipas tij,...

Mbërritja e Nolit më 10 maj 1906 në SHBA, një pikë kthese në historinë e çështjes shqiptare jashtë atdheut

Nga Albert Vataj Në kalendarin historik të shqiptarëve në mërgim, ka data që nuk janë thjesht ngjarje, por kryqëzime të fatit me qëllimin. 10 maji...

Lajmet e Fundit