Doktori frymëzues nga Italia që mbeti në Prizren

Pensionisti Salajdin Krasniqi, që disa vjet ka qenë drejtor i Infermierisë në Spitalin e Prizrenit, e ka ende të freskët kujtimin për takimin e parë me doktorin italian, Luciano Motroni, i cili kishte ardhur në Prizren në periudhën e Luftës së Dytë Botërore dhe nuk është kthyer më në vendin e vet. Madje edhe është varrosur në këtë qytet.

Krasniqi tregon se ka qenë nxënës në vitin e tretë të shkollës së mjekësisë kur ka zhvilluar bisedën e parë me Motronin e ndjerë. Dhe pak kohë më pas temën e diplomës e ka punuar në fushën që e zotëronte doktori i huaj, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Pas përfundimit një kohë temën e diplomës e kam pasur nga kirurgjia, ku ai ka qenë i specializuar”, ka thënë Krasniqi. Doktorin italian ai e përshkruan si “njeri të papërtueshëm, i cili në çdo moment ka ardhur me nevojë e pa nevojë”.

“Ka qenë kirurgu i vetëm në Prizren. Pastaj janë aftësuar dr. Muhamet Guguli dhe dr. Branko Stojanoviq”, tregon Krasniqi.

Doktor Luciano Motroni me vendim të autoriteteve italiane të kohës kishte ardhur në Prizren gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku fillimisht kishte punuar në Spitalin Ushtarak italian e pas lufte ishte punësuar në Spitalin e Prizrenit. Duke qenë kirurgu i vetëm i kohës, pos frymëzimit, ka ndarë edhe përvojën e tij me mjekët dhe profesionistët vendës.

Mirëpo, arsyet e qëndrimit të tij në Prizren, pas tërheqjes së ushtrisë italiane, nuk janë zbardhur në tërësi. Ne mesin e tregimeve urbane që qarkullojnë te banorët e qytetit të vjetër është se pas ardhjes në qytetin e vjetër, ai është dashuruar në një grua hungareze..

Më Shumë

Vazhdon aksioni kundër vjedhjes së ujit: Shkyçen 10 lidhje ilegale në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit  “Hidroregjioni Jugor” ka vazhduar aksionin kundër lidhjeve të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit, duke identifikuar dhe shkyçur 10 lidhje ilegale...

Prizren, mbahet takimi i Forumit Koordinues mes Komunës dhe shoqërisë civile

Është mbajtur sot takimi i radhës tre-mujor i Forumit Koordinues ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Misionin e...

Lajmet e Fundit