Tyson parashikon duelin Joshua-Klitschko

Mike Tyson ka parashikuar edhe duelin e madh mes Anthony Joshua dhe Vladimir Klitschko.

Ai mbështet Anthony Joshuan në duelin e madh që do të zhvillohet sonte.

Tyson pret që britaniku të fitojë duelin që në raundet e para. Ai thotë se nëse ballafaqimi shkon me të gjitha raundet, ukrainasi ka shanset e tij.

“Mezi pres ta shoh këtë duel”, deklaroi Tyson për “Sky Sports”.

“Dua ta shoh Joshuan, ai është një bishë. Një bishë e madhe”, u shpreh Tyson.

“Shpresoj që Joshua ta përfundoj punën në raundet e para sepse nëse shkon më vonë Klitschko do t’i ketë shanset e tij”, theksoi ai.

Më Shumë

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

MC Eagles nga Prizreni feston 20-vjetorin e themelimit

Klubi i motoristëve MC Eagles nga Prizreni ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, duke mbledhur motoçiklistë dhe adhurues të motorëve në një atmosferë festive dhe...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit