9.6 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

Festohet Dita e Jazz-it në ‘Andrra n’tren’

Janë kthyer pas në kohë, pikërisht në vitet ‘40-‘50, ku me të njëjtat veshje, muzikë e kërcime kanë ndërmarrë udhëtimin nga Tirana në Shkodër me tren.

Ndonëse shumë pak i përdorur ky mjet udhëtimi vitet e fundit, kjo nuk i ka penguar të rinjtë e Hemingway Fan Club Albania që për të dytin vit radhazi të festojnë ditën ndërkombëtare të Jazz-it.

Është koha për Swing Marathon dhe udhëtimin e tyre e kanë pagëzuar “Andrra n’tren”.

Michael Supnick, trompist nga Roma: “Ndodhemi në Shkodër ku po japim koncertin me muzike Jazz. Jemi të kënaqur, kemi ardhur nga Roma me muzikantët më të mirë për të bërë këtë festë të madhe me miqtë tanë, prandaj shijojeni”.

Ata performuan në sheshin përpara Kafes së Madhe, ritmet e njohura botërore të muzikës Jazz, ku atmosferës ju bashkuan qytetarë të shumtë, duke i dhënë një ditë ndryshe kryeqendrës se veriut, shkruan ora news.

Festa nuk është ndalur por ka vijuar edhe në teatrin “Migjeni”, aty ku muzika Jazz dhe ritmet plot ngjyra të kësaj muzike mbërthyen të pranishmit për më shumë se 1 orë e 30 minuta./KultPlus.com

Më Shumë

Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjakovë

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të xhiros së 24-të në Superligën e Kosovës në basketboll. Sigal Prishtina nuk arriti të shfrytëzojë epërsinë e shkurtër...

Ndeshje pa shikues dhe gjobë e majme për Lirinë

Pas ndeshjes Liria-Vushtrria dhe inicimit të procedurës disiplinore nga KG, KDE ka marrë sot vendimin për parregullsitë në atë duel. VENDIMI I KDE: I.KF “Liria“. Lëshim...

Lajmet e Fundit