9.8 C
Prizren
E martë, 19 Nëntor, 2024

Tregtimi i moralit dhe politika

Shkruan: Ditar Kabashi

Gjithçkapos nderit kur tregtohet quhet pazarllëk. Vetëm allishverishi me nderin e ka emrin prostitucion. Por këtu kemi përqasje të ndryshme se çfarë është vetë nderi. Siçthoshte një shkrimtar:“Prostitucioni nuk njeh gjini. Kjo është shprehi. Të mos e mbash premtimin, të mohosh borxhin, të spiunosh, të vrasësh dikë pas shpine, të shtypësh më të dobëtin e në raste të caktuara edhe të frikohesh është prostitucion”. Dhe, kishte të drejtë zotëria.
***
Ka kohë që në hapësirat shqiptarepo vërehen pisllëqe nga më të ndryshmet. Posaçërisht Kosova, e ndërtuar mbi vlerat evropiane, që nga Preambula e Kushtetutës e deri te flamuri i saj shtetëror që reflekton frymën euro-atlantike, e cila duket se na është ofruar si frymëmarrje artificiale.
Dita-ditës po bëhet gjithnjë e më e qartë se një karrige e pushtetit peshuaka më rëndë se barra e sakrificave të krejt shekullit të fundit që përjetuam si shoqëri. Sot, shqiptari (dhe jo vetëm) e shet shqiptarin (dhe jo vetëm) për gjëra kalimtare të cilat sjellin përfitime të përkohshme.
Sot, në Kosovë, politika nuk konsiderohet mjet i shërbimit për qytetarët por dukuri oportuniste e për dikë edhe utilitariste. Ideja materialiste se në politikë s’ka vend për moral e prodhon formulimin se njeriu për njeriun është ujk. Mirëpo, ç’është më e keqja, kur dikujt i duket vetja ujk, tjetrin e sheh si qengj dhe fillon t’i mprehë dhëmbët.
***
Kur mungon morali, humbet edhe perceptimi mbi vlerën. Kriza aksiologjike në vendin tonë ka marrëdhénë. Një mendimtar të cilën parapëlqej ta lexoj, diku pati thënë që nëse në një shoqëri çmimet kanë zënë vendin e vlerave,aty nuk mbetet asgjë që nuk mund të shitet. Prandaj në vend të përcaktimit të vlerës, sot kemi vënien e çmimit. Përcaktues i çmimit është ai që sundon tregun ekonomik, politik, universitar e çfarëdo që të bie ndërmend. E të gatshëm për t’u shitur vazhdojmë të kemi çdoherë; që nga biznesmenët e deri të gazetarët e intelektualët (!).

Në Kosovë e sidomos në Prizren, tash e ca vite radhazi ka lindur një zakon i keq: çmimet e ushqimeve rriten gjatë muajit Ramazan. Me gjasë, duke ditur se agjëruesit mund të shpenzojnë më tepër, kapitalistët tanë të vegjël po e zbatojnë këtë taktikë.

Do të ishte mjaft me rëndësi që sivjet këtë strategji të tyre ta praktikojnë vetë qytetarët. Meqë fushata elektorale do të zhvillohet gjatë këtij muaji, qytetarët le të vendosin të mos e japinvotën e tyre me çmim të lirë. Le t’i rrisin kërkesat dhe le mos i votojnë ata që e kanë shitur edhe votuesin.
E ajo që do të na sjellë një dallim nga kampanjat e kaluara, besoj se do të jetë “rritja e imanit” të politikanëve që nga iftaret e, ka të ngjarë, gjer tekteravitë.
Njëra perde ra, të presim aktin artistik të radhës.

Më Shumë

AKK: Buxheti 2025, i pamjaftueshëm për komunat

Buxheti vjetor komunal është thelbësor për financimin e projekteve të ndryshme. Ai siguron shërbime cilësore për qytetarët dhe kontribuon në zhvillim ekonomik në nivel...

Ballkani e cilëson ndeshjen ndaj Kosova Düsseldorf, si festë kombëtare

Kampioni i Kosovës në futboll, ka ftuar të gjithë shqiptarët që jetojnë në Gjermani dhe shtetet përreth, të bëhen bashkë në Düsseldorf, ku të...

Lajmet e Fundit