-2.2 C
Prizren
E hënë, 18 Nëntor, 2024

Gjykata Speciale (s)merret me zbardhjen e vrasjes së “Drinit”

Autori: Blerim ÇOÇAJ

Gjykata Speciale, deri më tash, nuk ka intervistuar familjen e ish- komandantit të UÇK-së Ekrem Rexha -‘Drini’, i vrarë në vitin 2000, para shtëpisë së tij.
Ruzhdi Rexha, vëllai i “Drinit”, thotë se familja kërkon që sa më shpejt të zbardhet kjo vrasje.

“ Si familje kërkojmë që vrasja e të zbardhet, pavarësisht se cilat gjykata do ta trajtojë këtë rast ”, thotë Rexhaj për “PrizrenPress”.

Ai nuk beson shumë se Gjykata Special do të zbardhë vrasjen e vëllait të tij, Ekrem Rexha-‘Drini’. Ai thotë se drejtësia ndërkombëtare ka dështuar dy herë në gjetjen e vrasësve të “Drinit”.

“ Deri më tash askush nga Gjykata Speciale nuk na ka intervistuar si familje. Nuk besoj se Gjykata Speciale do të zbardhë këtë vrasje. Kemi pak shpresa se kjo mund të bëhet nga ndërkombëtarët”, thotë Rexha.

Burimet e “PrizrenPress”-it, ndërkaq bëjnë të ditur se prokurorët e Gjykatës Speciale, kanë intervistuar disa nga bashkëluftëtarët e “Drinit”.
Gjykata Speciale këtë vit pritet të fillojë arrestimet për krimet e pasluftës. Kjo gjykatë do të hetojë rastet e krimeve nga periudha janar 1999-dhjetor 2000.
Ditë më parë në Prizren është shënuar 17- vjetori i vrasjes së “Drinit”.

Komandati i UÇK-së Ekrem Rexha -‘Drini’ u vra para shtëpisë së tij në lagjen “Bazhdarhane” në rrethana misterioze, në mëngjesin e 8 majit të vitit 2000, në kohën kur po punonte si drejtor komunal për Emergjencë.

Në momentin kritik ai kishte dalë të ndezte veturën për të shkuar në punë, ndërsa ishte qëlluar me armë automatike, derisa po shikonte gomën e parë të veturës, nga ana e shoferit që ishte shpuar qëllimisht.

Për zbardhjen e vrasjes, nën drejtimin e ndërkombëtarëve në Prizren janë mbajtur dy procese gjyqësore, por në mungesë provash, të akuzuarit, ish-pjesëtarë të UÇK-së, por edhe ish-shokë të “Drinit”, janë liruar. Procesi për të zbardhur vrasjen më vonë u zhvendos në Prishtinë, ku në një proces tjetër me drejtësinë u përball ish-komandanti i Zonës së Dytë të TMK-së, gjeneral Sali Veseli, që ishte akuzuar për bashkëpunim në vrasje. Shkalla e dytë e Gjykatës e pat prishur aktgjykimin e Gjykatës në Prizren, siç është thënë në mungesë provash liroi të akuzuarit.

Ndërkaq, vëllai i “Drinit”- Ruzhdi Rexha thotë se dështimi i organeve ndërkombëtare për të zbardh këtë vrasje, krijon skepticizëm edhe tek Gjykata Speciale.

“Në atë kohë ishte UNMIK-u. Edhe pse i mbajti dy procese, dështoi në zbardhjen e vrasjes së ‘Drinit’.Ne jemi djegur dhe nuk e di a mund t’i besojmë më profesionalizimit të drejtësisë ndërkombëtare”, shprehet ai.

Rexhaj tregon se dëshira e tij dhe familjes ka qenë që kjo vrasje të zbardhet nga organet e drejtësisë vendore.
Sipas burimeve të “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se lënda e vrasjes së “Drinit”, është në Prokurorinë Themelore në Prizren.

“Ne kemi pasur dhe kemi dëshirë që kjo vrasje të zbardhet nga organet tona”.

“Ne ua kemi lënë institucioneve të drejtësisë që të zbardhin këtë vrasje. Për ne është e rëndësishme që të zbardhet vrasja,pavarësisht se kush e bënë vendorë apo ndërkombëtarë“, shprehet ai. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kosova në Rumani synon fitoren

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte në Bukuresht do të përballet me Rumaninë, në kuadër të Ligës se Kombeve. Rumunët dhe Dardanët do të ballafaqohen...

MASHTI vendosë: Doracakët largohen nga përdorimi, i rishikojnë ekspertët

Doracakët e miratuar katër vite më parë për “Edukimin seksual dhe shëndetin riprodhues", do të largohen nga përdorimi e do të rishikohen nga ekspertët. Kështu...

Jam po aty

Lajmet e Fundit