8.1 C
Prizren
E mërkurë, 18 Mars, 2026

Nata e parë e festivalit “Anadrinia Jehon”

Për të 16-tin vit më radhë, ka nisur festivali tradicional kombëtar i folklorit “Anadrinia Jehon 2017”, i cili mbahet në fshatin Dejnë të Komunës së Rahovecit.

Të pranishëm në hapjen e festivalit ishin Idriz Vehapi, Kryetar i Komunës së Rahovecit me stafin e tij dhe shumë mysafir të tjerë. Festivali “Anadrinia Jehon 2017”, organizohet në kuadër të “Javës së Heronjve dhe Dëshmorëve të Komunës së Rahovecit”, shkruan PrizrenPress.

Gardalin Shtavica, drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport u shpreh se përmes artit, kulturës, muzikës njihen popujt e botës, ne si ndër popujt me të vjetër të Evropës e kemi obligim që të ruajmë dhe kultivojmë muzikën tonë folklorike-burimore.

Ndërsa, Vajdin Berisha, kryetari i OVL e UÇK-së dega në Rahovec ka thënë se festivali “Anadrini Jehon” edhe këtë vit sikur se edhe viteve tjera është duke u mbajtur në kuadër të “Javës së Dëshmorëve të Komunës së Rahovecit”, andaj lavdi veprës dhe jetës së dëshmorëve.

Një fjalë rasti mbajti edhe Kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi, i cili ka potencuar se përmes folklorit, ne ruajmë frymëmarrjen e të parëve, gëzimin e lojën, hidhërimin e pikëllimin.

“I mbajmë në jetë gjithë ato krijime që janë përzgjedhur nga populli për ti mbijetuar kohës. Këto krijime të bukura , na e sjellin ne mendje dasmat e të parëve përmes këngëve të dasmave, këngëve epike e historike, përmes valles së Shotës, Rugovës, Drenicës dhe shumë valleve tjera”, tha ai.

  • Në natën e parë kanë përformuar këto grupe:

SHKA “ANADRINI” – nikoqir

SHKA “TINGUJT E VENDLINDJES” Stagovë / Kaçanik

AKV “ILIRIDA” Shkup

SHKA “MUHARREM E XHEVAT QENA” Romajë

Rapsodët e Hasit; Haxhi Gjugja me grup.

  • Kurse në natën e dytë do të përformojnë:

SHKA “LAHUTA E MALËSISË” Gjilan

AKV “HAJVALIA” Prishtinë. (2 këngë)

AKA “ISA BOLETINI” Rogovë

Grupi “TRADITA” Prizren. Rapsodët; Tom Sokoli dhe Pjetër Bisaku. (2 këngë

Grupi folklorik “STELUSHI” Mat.

SHKA “ARDHMËRIA” Gjakovë

  • Në natën e tretë dhe të fundit do të përformojnë:

SHKA “BAJRAM CURRI” Krushë e Madhe

AKV ” HASAN PRISHTINA” Vushtri

Grupi polifonik “PAVARËSIA” Vlorë

AKV “XHAVIT HAZIRI” Obiliq

AKV “MITROVICA” Mitrovicë

AKV “ZËRI I KOSOVËS” Fushë Kosovë (mysafir)

Më Shumë

Liria merr një pikë në Drenas, barazon pa gola me Feronikelin ’74

Liria e Prizrenit ka marrë një pikë në transfertë, pasi barazoi 0:0 ndaj Feronikelit '74 në ndeshjen e zhvilluar në Drenas. Skuadra prizrenase u përball...

Konfiskohen pesë aparate të lojërave të fatit, mbyllet një lokal në Malishevë

Në Malishevë është mbyllur një lokal pas zbulimit të ushtrimit të veprimtarisë ilegale të lojërave të fatit. Drejtori i Inspektoratit Komunal, Jakup Gashi, bëri...

Lajmet e Fundit