3.2 C
Prizren
E enjte, 15 Janar, 2026

Prizren: I akuzuari kërkon nga gjykata që të pajiset me shkresat e lëndës

Në shqyrtim fillestar, i akuzuari për rrezikim të trafikut publik, Fazli Kuqi kërkoi nga Gjykata Themelore në Prizren që të pajiset me shkresat e lëndës.

Në seancën e së mërkurës, Kuqi i cili nuk kishte të angazhuar mbrojtës, deklaroi se i duhen shkresat në mënyrë që të përgatitet për seancën e radhës, dhe pastaj të deklarohet lidhur me pranimin e fajësisë. Për këtë arsye i njëjti kërkoi që shqyrtimi fillestar të shtyhet për një datë tjetër.

Kërkesa e të akuzuarit nuk u kundërshtua nga prokuroja Mehreme Hoxha. Ndërkaq, gjykatësja Teuta Krusha, caktoi seancën e radhës për 13 qershor 2017, në ora 9:00.

Fazli Kuqi po akuzohet nga Prokuroria Themelore në Prizren se me 10 gusht 2014, rreth orës 10:30 minuta, në fshatin Lubishd, rruga Suharekë – Prizren, duke lëvizur me automjetin e tij të markës “Creisle”, rrezikon jetën e njerëzve apo pasurinë. Kuqi ndërmerr veprimin e ndërrimit të shiritit të lëvizjes, duke kaluar nga ana e djathë në anën e majtë, duke dashur të kthehet në fshatin Lubizhdë, dhe i’a pret rrugën shoferit të veturës i cili ishte duke lëvizur nga krahu i kundërt, e të cilën e drejtonte Valon Kelmendi. Edhe pse Kelmendi kishte bërë një frenim të vrullshëm, me veturën e tij të markës “Audi” e godet në pjesën e përparme në këndin e majtë të automjetit, më ç ‘rast përpos dëmeve material në mjete, lëndime të lehta të lehta trupore pësojnë të dëmtuarit, Valon Kelmendi, Vlora Kafegjolli dhe Ibadete Kelmendi.

Sipas prokurorisë, Kuqi ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik”, sipas nenit 378 paragrafit 1, të Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës, e cila dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet./betimiperdrejtes/

Më Shumë

Mbajtja në ndalim e 35 të dyshuarve në rastin BKS, gjykata u reagon avokatëve”: U bë në përputhje me ligjin

Gjykata Themelore në Prizrenit ka reaguar ndaj avokatëve që po pretendojnë se35 të ndaluarit në rastin BKS po mbahen kundërligjshëm. Përmes një reagimi, kjo gjykatë...

Shorter shkëlqen në debutimin e tij te Bashkimi

Shannon Shorter debutoi mbrëmë me ekipin e Bashkimit dhe la një shenjë të fortë në parket. Në paraqitjen e tij të parë, Shorter arriti...

Lajmet e Fundit