0.7 C
Prizren
E shtunë, 13 Dhjetor, 2025

OJQ-të kritikojnë vendimin e KQZ-së

KQZ-logoja ne fletvotimeVendimi i djeshëm i KQZ-së për heqjen e simboleve shtetërore nga fletëvotimet është dëmtim që i është bërë institucioneve të Kosovës dhe shtetësisë së saj, për shkak se ky vendim është rezultat i bisedimeve në Bruksel. Kështu vlerësojnë njohësit e zgjedhjeve në Kosovë duke shtuar se një gjë e tillë mund të ndikojë negativisht në procesin zgjedhor.

Procesi dhe mënyra se si ka ardhur deri te heqja e logos nga fletëvotimet nga ana e KQZ-së po gjen kritika nga shoqëria civile.

Albert Krasniqi, hulumtues në KIPRED tha për Radio Kosovën se këto fletëvotime kanë mundur të pranohen si të tilla, nëse një gjë e tillë do të ndodhte më herët dhe mos të ndërhynte politika. Ai thotë se kjo është ndërhyrje në punën e pavarur të institucioneve të Kosovës.

”Vendimi i djeshëm i KQZ-së është një dëmtim që ju është bërë institucioneve të Kosovës dhe shtetësisë së saj, për shkak se ky vendim është rezultat i bisedimeve në Bruksel dhe paralajmërimit të hershëm të kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq që simbolet e Kosovës nuk do të përdoren në fletëvotime. Dhe kjo mënyrë është interferim në punën e organeve të pavarura në Kosovë, gjë që është e patolerueshme”, tha ai.

Krasniqi theksoi se deri te ky vendim ka pasur shkelje shumë të mëdha dhe vendimi është marrë nën presione politike.

”Kryeministri ka ra ndesh me deklaratat e tij kur tha se do të jetë përgjegjësi e KQZ-së, pastaj tha se fletëvotimet nuk do të jenë shumë atraktive që i parapriu vendimit se si do të duken akoma pa vendosur. Vendimi i KQZ-së ka qenë nën presione të politikës, është marrë në momentin e fundit dhe është pritur se a po pranon Serbia që fletëvotimet të jenë të tilla”, tha Krasniqi.

Kjo sipas tij është vërejtur edhe në abstenimin e kryesueses së KQZ-së, Valdete Daka.

Krasniqi thekson se kjo mund të ndikojë negtivisht në tërë procesin e zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit.

Edhe Selatin Kllokoqi hulumtues për zgjedhje në Institutin D4D, tha se ky ka qenë vendim i pritshëm, pasi institucionet tjera e patën paralajmëruar se nuk do të ketë logo në fletëvotime.

Kllokoqi tha se përveç presionit politik, KQZ po dëshmohet se është institucion politik dhe jo i pavarur

Më Shumë

E diel e vranët, vende-vende riga shiu

Të dielën parashihet të mbajë mot të vranët dhe vende-vende me riga lokale shiu. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet...

Biletat për super derbin Bashkimi–Trepça dalin nesër në shitje

Bashkimi ka njoftuar se nesër, nga ora 12:00, do të nisë shitja e biletave për super derbin e shumëpritur kundër Trepçës, që do të...

Lajmet e Fundit