5 C
Prizren
E martë, 4 Shkurt, 2025

Baxhaku: Nuk më la jashtë Isa Mustafa – por disa kapës të partisë

Ish deputeti i LDK-së, Hatim Baxhaku nuk është pjesë e listës së këtij subjekti për zgjedhjet e reja.

E për të kjo nuk paraqet problem, ani pse thotë se atë e lanë jashtë disa kapës të subjektit politikë që drejton Isa Mustafa. Por Baxhaku nga ky mes përjashton të parin e partisë, transmeton Klan Kosova.

Në një postim në Facebook, ai ka treguar se nuk paraqet asnjë problem që nuk është pjesë e listës zgjedhore. Madje thekson se do t’i mbete besnik partisë.

Ai ka shtuar se nuk është anëtarësuar në LDK-së për pazaree poste. madje thekson se fëmijët i ka të papunë edhe pse kanë të kryer edhe nivelin Master. Ai ka pohuar se edhe fëmijët e tij do të punësohen më kushte të barabarta – kur të ju vjen radha sikur të gjithë të rinjve të tjerë në vend.

Ky është postimi i plotë i Baxhakut:

“PËR TI HEQUR DILEMAT Të nderuar anëtarë dhe simpatizant të LDK-së, miq dhe qytetarë të Kosovës Meqenëse kam një kërkesë të madhe nga Ju por edhe nga mediet për një prononcim lidhur me disa zhvillime aktuale e për të mos lejuar huti, më lejoni të ju drejtohem dhe të jap disa sqarime . Në LDK jam inkuadruar që nga themelimi i saj dhe kam qenë delegat i Kuvendit Themelues të mbajtur në Medresen “Alaudin” në Prishtinë. Arsyeja e vetme ishte që të jap kontributin tim për popullin dhe shtetin e Kosovës në ato rrethana jashtëzakonisht të rënda dhe vendimtare për shqiptarët. Nuk e di sa ja kam dalë në këte punë. Jam edhe pjesëmarrës i luftës si mjek në një spital fushorë në Krumë së bashku me një ekip norvegjez në “Operacioni Shigjeta”. Në LDK nuk jam anëtarësua me pazar: po vij në LDK nëse më beni deputet, ministër, këshilltarë…

Asnjëherë nuk jam udhëhequr nga interesi personal. Kam një familje nga babai dhe nëna, ndjesë pacin, që numëron 40 anëtarë. N? këtë familje kam 8 të rijë, vajza dhe djem të mrekullueshëm, të gjith me fakultete të kryera, bile edhe Master dhe asnjëri nuk është i punësuar. Asnjëherë po e përserisë asnjëherë nuk kam trokitur në parti ose në institucione për ti punësuar “me të njfshëm”. Po presë të punësohen një ditë në kushte të barabarta për të gjithë. Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së kam deklaruar se nuk ka asnjë problem pse unë nuk jam në listën për deputet sepse kështu e kanë parapar disa kapës të partisë( dhe me këtë nuk aludoj në Isa Mustafën). Propozova që në Listën e Kandidatëve për Deputet të futën edhe dy kandidat tjerë nga Prizreni përveq atyre që ishin në atë listë. Kam permendë edhe disa vërejtje për vendimet që merren në strukturat e larta të partisë pa diskutim të mirëfilltë në ato forume, dhe defektet në komunikimin e atyre strukturave me deputet e gupit parlamentar, dhe kam kërkuar që kjo punë të bëhet në kordinim më të mirë që pastaj deputet mos të akuzohen për mosrepektim të vendimeve të organeve partiake. Me këto qështje thashë se duhet dhe do të merremi pas zgjedhjeve në mënyrë institucionale në forumet e LDK-së. Kaq.

Dua me këtë rast që tua heqi dilemat që të gjithëve, pa përjashtm : Hatim Baxhaku ka qenë, është dhe do të mbetet anëtar shumë i devotshëm dhe besnik i LD K-së sepse unë punoj për këtë dhe besoj në LDK. Do të jam pa asnjë rezervë përkrahë kandidatëve për deputet nga qyteti i Prizrenit e me gjerë dhe të koalicionit parazgjedhor sepse kam besimin se është gjëja më e mirë që po i ndodhë Kosovës në rrugën e saj të shtetëformimit dhe integrimeve euroatlantike, aty ku e ka vendin ajo dhe qytetarët e saj. Jam thellësisht i bindur se do t’ja dalim me sukses. Me Fitore #Shihemi në Finale. Sinqeishtë i Juaji, Hatim Baxhaku”.

Më Shumë

Prizreni në kërkim të fitores vendimtare ndaj Borës

Sot në ora 16:00, palestra “Sezai Surroi” në Prizren do të jetë skena e një përballjeje vendimtare në ProCredit Superligë, ku P.C. Prizreni do...

Bëhen 26 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit

Sot bëhen 26 vite nga masakra që u bë në fshatin Rogovë të Hasit, aty ku ranë në pritë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të...

Mallkim nëne

Lajmet e Fundit