I akuzuari nga Prizreni: Telefonin e kam blerë

Dibran Gashi që akuzohet se i mori nga xhepi telefonin të dëmtuarës më inicialet A. H. tha se këtë telefon e ka blerë.Kur doli para gjykatës në Prizren, Dibran Gashi, që akuzohet se i mori telefonin të dëmtuarës më inicialet A. H., duke thënë se atë telefon të përdorur e kishte blerë nga një person tjetër.

Prokuroria e shtetit akuzon Dibran Gashin se më datën 28 janar të vitit të kaluar në rrugën “Remzi Ademaj” në Prizren, të dëmtuarës A. H. për përfitim pasuror ia ka marrë nga xhepi telefonin e markës “Samsung”.

Në aktakuzë thuhet se e dëmtuara ishte duke ecur në rrugë, ndërsa i akuzuari e kishte shfrytëzuar pakujdesinë e saj për t’ia marrë telefonin.

Por pasi iu lexua aktakuza nga prokurorja Sahide Sefa, Dibran Gashi mohoi fajësinë.Ai u pajis me aktakuzën dhe provat mbi të cilat prokuroria e bazon atë, ndërsa gjyqtarja Teuta Krusha e njoftoi Gashin me të drejtat e tij, duke i treguar se ka afat prej 30 ditësh për të kundërshtuar provat e aktakuzës dhe për të kërkuar hedhjen poshtë të saj./Kallxo.com

Më Shumë

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i verifikimit dhe numërimit të votave po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në...

Nga 30 ditë paraburgim për nënë e bir të dyshuar për vrasjen në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të...

Lajmet e Fundit