Ushtrimi fushor “Mirusha 2017”, mbahet më 11 dhe 12 korrik

Ushtrimi fushor “Mirusha 2017”,  do të mbahet më 11 dhe 12 korrik dhe për mbajtjen e këtij ushtrimi janë bërë të gjitha përgatitjet nga ana e Komunës së Malishevës dhe Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave (AME). Ushtrimi do të bëhet me qëllim të vlerësimit të kapaciteteve reaguese në rastet emergjente që mund të ndodhin.

Për organizimin e këtij ushtrimi, sot është mbajtur takimi i fundit i ekipit punues, i cili është drejtuar nga nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, ku edhe është prezantuar edhe skenari i mbajtjes së këtij ushtrimi.

Qëllim i ushtrimit fushor “Mirusha 2017”, është menaxhimi i situatave emergjente, vendimmarrja në këto raste, koordinimi i aktiviteteve të qeverisë komunale, organizatave vullnetare dhe sektorit privat dhe reagimi i tyre në situata emergjente apo në incidente të mëdha. Po ashtu qëllim tjetër është edhe testimi dhe përmirësimi i operacioneve emergjente, alarmimit, reagimit, evakuimit, strehimit, kujdesit në masë dhe fuqizimi i koordinimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.

Më datë 11 korrik 2017, do të mbahet “ushtrimi në tavolinë”, ndërsa më 12 korrik do të mbahet ushtrimi fushor është i planifikuar të mbahet në dhe rreth liqenit në Mirushë. Në këtë ushtrim do të jenë të përfshira të gjitha ekipet e reagimit dhe të emergjencave, si njësitë e zjarrfikësve dhe shpëtimit, Policia e Kosovës, ekipet shëndetësore, organizatat vullnetarë dhe sektori privat. Gjatë ushtrimit do të inskenohen tri aksidente, ku përfshihen vërshimet, aksident në komunikacion dhe aksident zjarri.

I gjithë ushtrimi do të mbikëqyret dhe vlerësohet nga AME, UNDP dhe organizmat tjerë.

Me këtë rast, luten qytetarët e Komunës së Malishevës, që të mos shqetësohen gjatë mbajtjes së ushtrimit dhe në rastet e caktuara, të shfrytëzojnë rrugët alternative për lëvizjen e tyre. Në fillim të javës së ardhshme, qytetarët do të njoftohen në hollësi për ushtrimin fushorë “Mirusha 2017/PrizrenPress.com/ 

Më Shumë

Nis të hënën manifestimi “Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren ka ftuar qytetarët dhe institucionet që të marrin pjesë në hapjen e manifestimit “Remzi Ademaj – Shtigjeve të...

Humb jetën 78-vjeçari në Prizren – u godit nga një veturë teksa lëvizte me biçikletë

Një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugën “Faik Konica” në Prizren, ku një automjet ka goditur me pjesën e...

Lajmet e Fundit