12.6 C
Prizren
E enjte, 5 Mars, 2026

“Ballkoni” kosovar në festivalin e filmit të Venecias

Film-BallkoniPër herë të parë në historinë e kinematografisë së Kosovës, përmes filmit “Ballkoni” të regjisores Lendita Zeqiraj, flamuri i Kosovës gjendet në mesin e flamujve të tjerë në hyrje të festivalit prestigjioz të filmit, në Venecia.

Filmi “Ballkoni” i regjisores nga Kosova, Lendita Zeqiraj, pati të mërkurën premierën botërore para publikut. Radhët e gjata të njerëzve pranë biletarive flasin për rëndësinë e shfaqjes së filmave në këtë festival.

Pjesëmarrja e filmit “Ballkoni” në Bienalen e Venecias është e një rëndësie të veçantë, jo vetëm për regjisoren dhe njerëzit që punuan në realizimin e këtij filmi, por edhe për kinematografinë e Kosovës, duke qenë filmi i parë kosovar i përzgjedhur nga një festival me rëndësi të madhe për filmin, si ky i Venecias.

Në një konkurrencë mjaft të fortë, në mesin e 14 filmave të shkurtër, në programin “Orizzonti” regjisorja është pozitive për suksesin e filmit, duke konsideruar se faza më e vështirë ishte ajo e përzgjedhjes.

Roli kryesor në filmin “Ballkoni” është luajtur nga aktori me famë botërore, Arben Bajraktari, i cili ka luajtur edhe në filmin “Taken”.

Të mërkurën, filmi “Ballkoni” u ftua nga festivali i filmit në Varshavë, si film mik, ndërsa regjisorja Lendita Zeqiraj, si anëtare e jurisë për garën e filmave të shkurtër.

Më Shumë

Derbi për pozitën e dytë, Bashkimi pret Prishtinën në “Sezai Surroi”

Superliga e Femrave vazhdon këtë fundjavë me një përballje interesante në kuadër të xhiros së 18-të, ku Bashkimi e pret Prishtinën, raporton PrizrenPress. Ndeshja zhvillohet sot...

Sonte finalja e madhe e Sanremos 2026, 30 artistë në garë për trofeun

Teatri Ariston ka hapur dyert për aktin e fundit të edicionit të 76-të të Festivalit të Sanremos. Mbrëmja e së shtunës, 28 shkurt, shënon...

Lajmet e Fundit