7 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Isni Kilaj: IQPM po dezinformon

IsniKilaj-pdkPartia Demokratike e Kosovës – dega në Malishevë ka reaguar lidhur më kumtesat e Iniciativës Qytetare në Komunën e Malishevës kur thotë se shumë degë të PDK-së në Malishevë tashmë kanë kaluar në anën e tyre. PDK-ja pranon se në të gjitha degët që IQPM-ja i ka deklaruar si të vetat, ka pakënaqësi dhe përjashtime të individëve.

“Që nga krijimi i një Iniciative Qytetare në Komunën e Malishevës me ambicie të mëdha por me mundësi minimale për të përfituar simpatizant, janë lansuar në media dezinformata më të ulëta të mundshme qoftë edhe për fushata elektorale. Është shkruar gjoja se kanë pushuar aktivitetet në disa nëndegë të PDK-së, si në Astrazup, Banjë, Guncat, Panorc, Carrallukë, Shkarashnik, Temeqinë, Tërpezë, Berishë, dhe se fundmi në Janqisht”, konsideron PDK-ja.

Më poshtë mund të lexoni reagimin e plotë të PDK-së-dega në Malishevë, nënshkrues i të cilit është kryetari, Isni Kilaj.

Është shkruar gjoja se kanë pushuar aktivitetet në disa nëndegë të PDK-së, si në Astrazup, Banjë, Guncat, Panorc, Carrallukë, Shkarashnik, Temeqinë, Tërpezë, Berishë, dhe se fundmi në Janqisht.

Për hir të opinionit të gjerë dhe anëtarësisë së PDK-së ne veçanti, u njoftoj me te dhëna të sakta për “shuarjet” e Nëndegëve dhe atë:
Nëndega në Astrazup, i larguar Ahmet Morina dhe një kushëri të tij,
Nëndega në Banjë, të larguar 4 anëtar të Nëndegës nga gjithsej 14, jo kryetari dhe nënkryetari,
Nëndega ne Guncat, i larguar vetëm Fadil Shala,
Nëndega ne Temeqinë, i larguar vetëm Sadri Shijaku,
Nëndega në Tërpezë, të larguar 4 anëtar,
Nëndega ne Shkarashnik i larguar vetëm Blerim Thaqi,
Nëndega në Carrallukë, të larguar Izet Hoti e Rrustem Hoti (anëtaret të rinj në PDK-të anëtarësuar në PDK, kohëve të fundit),
Nëndega në Panorc, i larguar Ahmet Rexhaj
Nëndega ne Berishë, të larguar 4 veta
Nëndega ne Janqisht, nuk ka lëvizje të anëtarëve të Kryesisë dhe kjo në bazë të deklaratës së kryetarit të Nëndegës të lëshuar sot.
Të gjithë këta janë në lidhje gjaku, e lidhje miqësore si dhe të punësimit. Të gjithë këta kanë qenë në strukturat e Nëndegëve të PDK-së në fshatra. Janë larguar dy anëtar të Kryesisë së Degës të pakënaqur me pozitat e tyre në Parti sepse patën humbur në zgjedhjet e fundit partiake.
Partia Demokratike e Kosovës në Komunën e Malishevës, mbetet edhe më tutje, jo vetëm subjekti politik më serioz, por edhe i pa konkurrencë të mirëfilltë.

Më Shumë

Inaugurohet kabineti i shkencave të natyrës në shkollën “Hysen Rexhepi” të Prizrenit

Të mërkurën është përuruar kabineti i ri i shkencave të natyrës në shkollën “Hysen Rexhepi”. Ky projekt u realizua falë bashkëpunimit mes Drejtorisë Komunale...

Komuna e Prizrenit merr vendim që tri hapësira parkingjesh të vihen në shërbim të mërgimtarëve

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka njoftuar se tri hapësira parkingjesh do të vihen në shërbim të mërgimtarëve gjatë festave të...

Lajmet e Fundit