22.4 C
Prizren
E mërkurë, 7 Maj, 2025

Yjet e muzikës të pikëlluar me vdekjen e Benningtonit

Chester Bennington, këngëtari i grupit Linkin Park sot ka ndërruar jetë, dhe një gjë e tillë ka pikëlluar yjet e muzikës.

TMZ sot ka raportuar se 41 vjeçari është vetëvrarë në një rezidencë private në Los Angeles në mëngjesin e sotëm, transmeton Koha.net.

Vetëvritet këngëtari i Linkin Park
Grupi Imagine Dragons ka mbetur pafjalë nga vdekja e tij.

“Pafjalë. Zemërthyer. Pusho në paqe Chester Bannington”, ka shkruar në Twitter.

Kurse One Republic ka shkruar, “Pusho në paqe Chester Bennington i Linkin Parkut, kjo na ka thyer zemrat. Vetëvrasja është djalli në tokë që ecë ndërmjet nesh”.

Reperi Pharrell ka thënë se Chesteri dhe grupi i tij kanë ndikuar në një gjeneratë të tërë.

Kurse Rihanna ka shkruar se, “Chester është talenti më i madh që ka parë. Zë të jashtëzakonshëm”.

Cypress Hill ka thënë, “Pusho i qetë Chester Bennington”.

Më Shumë

Finalja e basketbollit në ekran gjigand: Shiko ndeshjen së bashku me tifozët e tjerë në Prizren

Bashkimi i Prizrenit ka njoftuar se do të organizojë transmetimin 'live" të ndeshjes së parë finale të basketbollit në ekran gjigand për t'i mundësuar...

Në Prizren nis festa tradicionale për shënimin e ardhjes së verës

Festimet tradicionale të Hëdërellez-it (Karabash Baba), që shënojnë ardhjen e verës, po festohen në Prizren me pjesëmarrjen e qindra qytetarëve. Si çdo vit, festimet e...

Lajmet e Fundit