10.9 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Shënohet 19 vjetori i Epopesë së Rahovecit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi me bashkëpunëtorë familjar dhe bashkëluftëtarë të dëshmorëve, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 19’të vjetorit të “Epopesë së Rahovecit”, sot ka bërë homazhe, nderime dhe kanë vendosur buqeta me lule në varrezat, shtatoret, bustet, pllakës përkujtimore në qytetin e Rahovecit.

Një fjalë rasti tek vendi i quajtur “Maja e Shkodranit”, ka mbajtur Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi i cili më këtë rast ka potencuar se sot jemi në përkujtim të veprës së dëshmorëve pikërisht në këtë vend, me datën e sotme të vitit 1998, bënë një heroizëm të vërtetë. Të gjithë bashkëluftëtaret e tyre, por edhe të tjerët kanë dëgjuar se Mizairi me shokët e tij ka qëndruar deri sa kanë dhënë jetën e tyre pikërisht në këtë vend. Korriku i vitit ’98, për qytetin e Rahovecit dhe Komunën e Rahovecit ishte një muaj shumë i rënd, ishte muaj ku patëm humbje të mëdha në civil por edhe në ushtar, dhe nuk duhet harruar se në këtë betejë ranë Dëshmor figurat me të ndritura të luftës së UÇK’s.

Homazhe, nderime dhe vendosja e buqetave me lule është bërë në: Varrezat e Dëshmorëve në qytetin e Rahovecit, shtatoret e Heronjve Selajdin Mullabazi-Mici, Xhelal Hajda-Toni, pllaka përkujtimore në qytetin e Rahovecit, busti i Heroit Mensur Zyberaj, Teqja e Madhe, tek vendi i quajtur “Bazeni” në rrugën e UÇK’s, tek pompa e derivateve “Teuta” në dalje të qytetit të Rahovecit rrugës për Malishevë dhe tek “Maja e Shkodranit. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Pianistja Riola Susuri përfaqëson Prizrenin në koncert gala në Madrid

Pianistja e talentuar nga Prizreni, Riola Susuri, do të jetë pjesë e një ngjarjeje të rëndësishme ndërkombëtare të muzikës klasike, ku do të përfaqësojë...

Policia shqipton mbi 2 mijë e 500 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2542 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit. Në 24 orët e fundit janë raportuar 31 aksidente...

Lajmet e Fundit