23.4 C
Prizren
E mërkurë, 3 Shtator, 2025

Mustafa: 7 shtatori i vitit 1990, vuri themelet e shtetit të Kosovës

Isa Mustafa LDKKryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se 7 shtatori i vitit 1990 ka hyrë në histori si ditë e vënies së themeleve të shtetit të Kosovës.

“Siç e thoshte edhe Presidenti historik i Kosovës dhe i LDK-së, dr. Ibrahim Rugova, Dita e 7 Shtatorit të vitit 1990 ka hyrë në historinë më të re të Kosovës si ditë e vënies së themeleve të shtetit të Kosovës, që erdhi pas Deklaratës së Pavarësisë të 2 Korrikut të të njëjtit vit. Më se një dekadë, kjo kushtetutë ka qenë baza e funksionimit të plotë të shoqërisë së Kosovës në të gjitha poret e jetës”, thuhet në mesazhin e Mustafës drejtuar qytetarëve me rastin e Ditës së miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut.

Mustafa ka thënë se deputetët që e miratuan këtë akt madhor juridik meritojnë nderimin e përhershëm të të gjithë brezave pasi siç tha ai Kushtetuta e Kaçanikut u miratua në rrethana të jashtëzakonshme, kur Kosova ndodhej nën një shtetrrethim brutal policor./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Trevon Allen, përforcimi i ri i Yllit

Golden Eagle Ylli ka njoftuar transferimin e basketbollistit amerikan Trevon Allen për sezonin 2025/2026, raporton PrizrenPress. Ky përforcim vjen në një vit të veçantë për...

Përkujtohet 27-vjetori i Epopesë së Vërrinit në Prizren

Me rastin e 27-vjetorit të Epopesë së Vërrinit, sot në Prizren u zhvilluan homazhe në nderim të dëshmorëve dhe heronjve të kombit. Nënkryetari i Komunës...

Lajmet e Fundit