8.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Haskuka: Lumbardhi i Prizrenit ka nevojë për pastërti

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka thotë se Lumbardhi ka nevojë për pastërti.
Sipas tij, Lumbardhit, në rend të parë, i nevojitet mbrojtja nga ndotjet dhe kthimi i ekosistemit natyral me peshq dhe gjallesa tjera që e kanë populluar lumin gjithmonë.

Komuna e Prizrenit ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e shtratit të lumit “Lumëbardhi”, që buxhetit lokal e qendror pritet t’i kushtojë më shumë se 1 milion euro.

Vlera e parashikuar e kontratës nga ana e Komunës për këtë aktivitet të prokurimit ka qenë 3 milionë euro, por operatori ekonomik NPN “Çlirimi” është shpallur fitues me tenderin në vlerë prej 1 milion e 68 mijë eurove. Lënda e kontratës është “rregullimi i shtratit të Lumëbardhit, i cili kalon mes përmes qytetit të Prizrenit”.

“Esenca e projektit është ndërtimi i shtratit të lumit, gypi i kanalizimit në anën e pjesës së vjetër të qytetit, anësoret kanë me u rinovu, pendat kanë me u ba, kaskadat. Pra ky është përshkrimi i projektit në pika të trasha”, ka deklaruar Badallaj

Postimi i plotë në Facebook

Lumbardhi nuk ka nevojë për kaskada por për pastërti.

Lumbardhi është lumë malor me rrjedhë të shpejtë dhe nëse bëhet kaskadimi i tij do të vinte era në tërë qytetin, ngase ngadalësimi i rrjedhës së saj mundëson zhvillimin e algave të cilat e shkatërrojne tërë ekosistemin. Një gabim të tillë, disa dekada më parë, e ka bërë qyteti i Sarajevës me kaskadimin e lumit të saj.

Lumbardhit, në rend të parë, i nevojitet mbrojtja nga ndotjet dhe kthimi i ekosistemit natyral me peshq dhe gjallesa tjera që e kanë populluar lumin gjithmonë. T’ju rikujtoj se peshqit prej Lumbardhit janë zhdukur me ardhjen e PDK-së në pushtet, të cilët i toleruan ndotësit e mëdhenj që të derdhin kemikaliet në Lumbardh.

Më Shumë

Rahoveci pret Trepçën në “Mizahir Isma”, vendasit kërkojnë fitore jetike

Në kuadër të xhiros së parafundit të Superliga e Kosovës në basketboll, sot zhvillohet përballja ndërmjet Rahovecit 029 dhe Trepçës. Ndeshja do të luhet në...

Prizrenasit në hall të madh me qentë endacakë

Qytetarët e Prizrenit, sidomos gjatë dimrit janë ballafaquar me problemin e qenve endacakë. Shumë prindër janë detyruar që fëmijët e tyre t’i përcjellin për në...

Lajmet e Fundit