Berisha: Thaçin e lidh me Prizrenin zhvatja e qytetarëve nga banditët e tij

Deputeti i Nismës për Kosovën, njëherësh edhe kandidat i kësaj partie për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, duke folur rreth decertifikimit të tij nga ana e KQZ-së, ka thënë se ky vendimi ka qenë i ndikuar nga politika.

Ai ka thënë se mbrapa këtij vendimi qëndron “Klani Pronto”, duke përmendur si të mundshëm edhe ndikimin e presidentit Hashim Thaçi.

Berisha në këtë intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi është e keqja e Kosovës.

Ai theksoi se më 2013 kishte pasur një debat të ashpër me Hashim Thaçin atë kohë kryetar i PDK-së, rreth Prizrenit.

“Kemi pasur një debat të ashpër mes vete me Thaçin për Prizrenin, ai më pati thënë se nuk e lëshon Prizrenin me asnjë çmim. Atë e lidh diçka me Prizrenin dhe ajo çka unë mendoj që e lidh atë me Prizrenin është zhvatja e qytetarëve të Prizrenit që ia bëjnë banditët e tij tash e 10 vite”, tha Berisha. /Telegrafi/

Më Shumë

Nuk arriti të bëhet deputete, Fahrije Hoti: Kur kombi kërkon, aty do të jem gjithmonë

Kandidatja e LDK-së për deputete, Fahrije Hoti, ka reaguar pasi nuk arriti të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7...

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Lajmet e Fundit